Robërit grekë të Provokacioneve të Gushtit 1949

Dita

Greqia pas mbarimit të Luftë së Dytë Botërore u përfshi nga një luftë civile në vitet 1946-1949, midis forcave të majta që udhëhiqeshin nga Partia Komuniste Greke (K.K.E) dhe Ushtria Demokratike Greke (DSE) përballë forcave të djathta që mbështeteshin nga SHBA dhe Anglia. Kjo luftë e brendshme e Greqisë për pak sa nuk kaloi në një luftë të re Ballkanike midis dy kampeve, atij komunist dhe perëndimor.

Gjatë Luftës Qytetare Greke (1946-1949), Shqipëria luajti një rol vendimtar për paqen në Ballkan duke mos u bërë palë luftuesve edhe pse u provokua disa herë që të ishte pjesë aktive në luftimet midis dy ushtrive greke.

Më 24.9.1947, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë përmes Korçës si kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike, për të kërkuar ndihmë në qeverinë Komuniste të Tiranës. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgojë çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, që të luftojnë përkrah kryengritësve komunistë grekë. Vafiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë, ndaj, Enver Hoxha nuk e takon, por ngarkon një person nga Byroja Politike të diskutojë me të. Ai i parashtron qeverisë komuniste shqiptare disa kërkesa, ndër të tjera të dërgoheshin 3.000-4.000 burra çamë për Ushtrinë Demokratike Greke, që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napolon Zervës në vitin 1945.

Pala shqiptare shprehu mendimin se çamët tani për tani nuk mund të përbëjnë faktor ndihme. U theksua se çamët nuk do të duan të shkojnë në luftë, tash për tash, kjo nuk është e mundur. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme Demokratike, Marko Vafiadhis theksoi në takim me përfaqësuesit e qeverisë së Tiranës se ndihma që do të jepte shteti shqiptar i asaj kohe ishte me rëndësi. Enver Hoxha për ardhjen e Marko Vafiadhit vuri në dijeni Titon me anë të një letre.

 

2
Roberit grek ne Pirea te ardhur nga Shqiperia

Në verën e vitit 1949, në Malin Gramoz dhe Viçi u zhvilluan luftime të ashpra midis forcave komuniste dhe atyre të djathta që ndihmoheshin nga ushtria amerikane e angleze. Ushtria mbretërore greke duke përfituar nga kjo përkrahje bëri tentativa për të hyrë në territorin e Shqipërisë me pretekstin se po ndiqte forcat komuniste. Qëllimi i vërtetë ishte realizimi i Megali Idesë për aneksimin e jugut të Shqipërisë – Veriun e Epirit, por ata ndeshën në rezistencë të fortë të ushtrisë shqiptare.

Në fund të vitit 1949, forcat komuniste u shpartalluan nga forcat e djathta qeveritare greke. Strategjia e izolimit të forcave të Ushtrisë Demokratike Greke në male ishte e gabuar dhe fatale. Ndërhyrja e aviacionit amerikan për asgjësimin e forcave të qëndresës komuniste ishte vendimtare. Mijëra kryengritës komunistë grekë gjetën strehim të përjetshëm në Shqipëri, Jugosllavi, Poloni, Çekosllovaki, në Bashkimin Sovjetik, Hungari, Bullgari, dhe në vendet e tjera të Bllokut Komunist të asaj kohe.

Gjatë tërheqjes së forcave komuniste greke për në Shqipëri sollën me vete edhe robërit që kishin zënë të Ushtrisë Kombëtare të Mbretërisë Greke. Këta robër u bashkuan me robërit që ishin zënë nga ushtria e Republikës Popullore të Shqipërisë gjatë provokacioneve të Gushtit 1949. Asnjë vend i bllokut komunist nuk pranojë robërit grekë të luftës civile greke, as edhe grekët e ushtrisë komuniste të cilët ndiqeshin nga ushtria e mbretërisë greke nuk u pranuan për disa vite. Kështu, ata mbetën në Shqipëri për një periudhë të gjatë. Shqipëria tashmë ishte bërë streha e të gjithë grekëve, të forcave komuniste dhe të djathta.

Nikita Agapitidhi, sot mjek-kirurg i njohur në Athinë ka qenë në grupin e robërve dhe në librin e tij “Vitet e robërisë 1949-1956”, të botuar më 1996, shkruan se ishin rreth 500 robër të ushtrisë kombëtare greke të cilët në fillim u dërguan në Korçë, më tej Valias, në fermën e Sukthit, Lushnje, Varibop, Zadrimë e Burrel. Ai jep emrat edhe të oficerëve të Sigurimit shqiptar që i përkisnin minoritetit grek të cilët përkthenin, Kosta Stathi e Mantho Mëhilli. Në libër përmendet infermieri ushtarak, Haki Fashollari i cili ishte kujdesur dy muajt e fundit për të burgosurit.

Roberit grek duke u shoqeruar ne Shqiperi-1949
Roberit grek duke u shoqeruar ne Shqiperi-1949

Kirurgu Nikita Agapitidhi shkruan në librin e tij për njohjet me mjekët shqiptarë në spitalin e Korçës, Sotir Polena dhe Koço Gliozheni.

Bisedimet për lirimin e këtyre të burgosurve midis Shqipërisë dhe Greqisë ndeshën në vështirësi të mëdha sepse Tirana zyrtare i akuzonte për hyrje në territorin e Shqipërisë, ndërsa Greqia justifikohej se ata janë të burgosur që janë kapur në territorin grek nga ushtria komuniste greke. Pas disa muajve bisedimesh u ra dakord që robërit kishin hyrë gabimisht në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë prandaj duhet të riatdhesoheshin.

Më 19 Gusht 1956, grupi i parë i të burgosurve, 217 nga rreth 500 që ishin gjithsej prisnin në portin e Durrësit për të hipur në anija greken “Aliakmon” e cila ishte vonuar disa ditë sipas programit. Në 22 Gusht, gjatë kohës që hipën në anijen ishte i pranishëm shefi i Sigurimit shqiptar, Mihallaq Ziçishti. Anija me robërit mbërriti më 24 Gusht në portin e Pireas ku i prisnin të afërmit. Për disa kohë të gjithë këta të burgosur ishin nën vëzhgimin e sigurimit grek sepse dyshonin se në mesin e tyre mund të kishte agjentë të vendeve komuniste.

Roberit grek sapo mberiten ne Pirea, 24 Gusht, 1956
Roberit grek sapo mberiten ne Pirea, 24 Gusht, 1956

Këta robër do i ndiqte fati i keq edhe në Greqi pasi u riatdhesuan. Ata përfituan 300 dhrahmi nga Kryqi i Kuq Grek, nga një batanije dhuratë nga qeveria greke, 20 dhrahmi për ushtarët dhe 1.200 për oficerët.

Të sëmurëve ju dha mundësia që të vizitoheshin falas në spital dhe një pension, ndërsa të tjerët për vitet e robërisë përfituar vetëm pagën e 15 ditëve të punës, asgjë më shumë.

Brenda një viti u riatdhesuan për në Greqi edhe dy grupe të tjera të robërve nëpërmjet kufirit tokësor greko-shqiptar të Kakavijes.

Periudha e gjatë, e ndarë e tre grupeve për riatdhesim të robërve u bë nga ana e grekëve të cilët përgatisnin dosjet për çdo të burgosur. Greqia caktoi emrat se cilët robër duhet të riatdhesohen duke verifikuar qëndrimet politike për secilin gjatë periudhës që qëndruan në Shqipëri.

 

 

 

 

 

Share This Article
16 Comments
  • Forcat komuniste greke ishin perqendruar ne afersi te shtetit tone.Forcat kumuniste kishin shkatrruar rrugen nga ku mund te vinin forcat e djathta.Per tu marr krahet duhet te kalonin me cdo kusht neper vendin tone.Ktu qeveria e Hoxhes per te mbrojtur komunistet grek u ndeshen me forcat e djathta greke.Ushtria greke pati humbje,po ama forcat komuniste u shkatrruan.Pra ata ja arriten qellimit.Pati humbje edhe nga forcat tona.Bile nje batalion qe quhej batalioni i Memo Nexhipit u vran kamplet plot 400 vete.Kta u vran nga artileria shqiptare e Elbasanit.Prandaj Llalla thuaj te verteten.Leri ato rrenat komuniste se boll i kemi ndigjuar per 50 vjet.

    • ikor mark shkerdhata o pler komunisti bashk me saliun .na flet ti mut per komunistat pppyy pler rrob qi..

    • Në rradhë të parë ti redneck motherfucker batalioni ka 200 ushtarë dhe jo 400 siç thua ti e dyta në gusht të 49 u vranë gjithsej 116 ushtarë shqiptar dhe 64 civil por ca buthqira si puna jote i shikojnë gjërat ashtu siç u leverdis pse nuk shkruan se sa ushtarë grekë u vranë dhe u kapën rob të plagosur etj.në shqipërinë e vuajtur nuk ka vënd për të degjeneruar si puna mark uk john që besoj se je i njëjti person vlleh nga rumania je dhe asnjë gjë më tepër

  • Ju kerkoj te falur se ky bataljon u vra padashje nga altileria jon,nga qe nuk kish ber matjet ne rregull,pra gradimet e shenjstrave gabim.

    • Ore tope kanari, a e kupton se çfare po shkruan apo jo. Shfletoji mire statistikat ore qafëzhul i Salës dhe pastaj shkruaj.
      ç’jane keto 400 te vrare more qyp ?????
      Ne i zgërdhime robt grekeve saqe i zuri frika dhe nuk i ka dale ende sot.

  • bravo MARK … AMERIKA NUK E CLIROI EUROPEN ..PER TE VENDOSUR DIKTATORA NE FUQI … AMERIKA NUK JA FALI 200 MIJE CUNA TE RINJ LUFTES QE DISA GJAKPIRESA TE PERFITONIN ME BENZA ..ME PISHINA ..ME VILA …DHE TE MASAKRONIN TE PAFAJSHMIT ..ENVERI SI GJITHMONE I SHKRUAJTI TITOS … QENI I TITOS ..ISHTE …PO MEHMETI TRIMI I SPANJES …KU ISHTE HA HA HA APO U FSHEH NE FERRAT E SHQIPERISE …DHE BENTE SEHIR ..PO E KUPTOJ ..E KISHIN MENDJEN SI TE MASAKRONIN SHQIPTARET …DHE I HARRUAN IDETE MARKSISTE LENINISTE … HA HA HA TRIMAT KOMUNISTA … PER TE VRARE TE PARMATOSUR ISHIN CHAMPIONE COBANET NGA VLORA NGA GJIROKASTRA ..

    • Mbi 70% e atyre 2000 plehrave te vrare , qe keni nxjerre te “persekutuar” , me listat tuaja dhe te Ceverive te pas 1990-tes ne Shqiperi , qe i llogarisni qe nga korriku i 1943 , jane vrare me arme ne dore , si balliste , bashkepunetore te nazizmit , si diversante ne sherbim te amerikanit , inglizit , grekut , italianit dhe jugosllavit ! Me dokumente edhe te shkruara ! Ndersa sot keta plehra (ku hyn dhe ti) rrafin gjoksin per keto “trimeri” antishqiptare !

      Tani na doli se paskan qene “te paarmatosur” ???? Ha…ha…ha… Prandaj e humbet luften se nuk kishit arme ? ha…ha…ha…
      Mire thone , qe legeni mbetet legen ! Po e bere kusi , helmon gjithe lagjen !

  • O Johni a lesh ca mut emri ke,ishin ata cobane qe mbajten emrin e Shqiperise larte,me gjakun e djersen e tyre,po te ishte per lapangjoz e legena si puna jote Shqiperia nuk do kishte ekzistuar fare sot si shtet.

  • Dolen skerbythjet M.UK dhe nje zgjebarak me llagepin john e llapin gjepura.Shkoni ne VIDOHOVE e shifni e pyesni se ka deshmimtare okulare qe e kane perjetuar ate situate te Gushtit te vitit 1949.Ne provokacionet e gushtit 36 kufitare perballuan sulmin e monarko-fashisteve grek te organizuar ne nje batalion kembesorie i mbeshtetur me artileri,tanke dhe aviacion.Greket erdhen si trima por u kthyen si qener te pshurrur e mbathen patkonjte andej nga kishin ardhur.Asje cm toke shqipetare nuk mori greku.
    Sa per ate qe shkruan zgjebaraku j0hn per M.SHEHUN do ti thoshja pyet te tat se kush ishte.Ose po ta them une.Ai mor john te fuste ty dhe cdo qen grek andej nga kishe dale .
    Sa per komandantin trim kapiteni M.Nexhipi bir i TEPELENES ne LABERI edhe sot i kendojne:More dylbite e dole malit per karshi/kapiteni pare MEMO NEXHIPI.
    Vrojtoje kufirin mos kaloje njeri/kapiteni pare M.NEXHIPI.
    Ja keshtu flete historia per bijet e saj qe dhane jeten si HEROI I POPULLIT MEMO NEXHIPI per te mbrojtur trojet amtare nga grkeket ,serbet e kushdo qofte.Keshtu do te vazhdoje te jeni te sigurt ju pinjollet letyr te atyre qe shikojne enderra ne beze me termin vorio-epir.Tentuat per te rrembyer toka shqipetare late kockat ne malin e GRAMOZIT,NE VIDOHOVE e kudo ne SHQIPERI.Ky fat i juaj i zi ju pret edhe tani qe ju kane rene poturret,edhe ne te ardhmen,sa te kete jete ne kete planet.

  • Te flm Mirel! Gjyshi im Memo Nexhipi, trimi i Laberise- u vra ekgzaktesisht me 2 gusht 1949 ne te quajturat provokacionet e gushtit dhe mbrojti me jete token shqiptare dhe nuk i la monarko fashistet greke te hynin ne token e bekuar shqiptare- te rrembenin token tone derisa u vra ne lulen e rinise dhe la dy femije kerthinje Atin tim dhe motren e Atit tim, qe te dy femijet e memos fatkeqesisht nuk rrojne me -u ndabne nga jeta ne moshe te re-por kemi mbetur ne niper e mbesa qe jemi krenare per aktin heroik te gjyshit tone deshmor e martir i provokacineve te Gushtit, Martir i Atdheut,dhe bejme jeten pamburrje e levdaTA NE ZEMER TE kORCES SHQIPTARE! Askush nga ju te mos guxoje te aludoje te kunderten-kur e verteta eshte si drita e diellit- dhe parakomentuesi Mirel e ka shpjeguar thjesht e kjarte! Shikoni sot ata politikanet me kollaro “greke” e buzeqeshje cinike qe po shesin detin dhe identitetin shqiptar-po konvertohen ne vorio-epiriote-apo te ashtuqujaturit-kombesi heterogjene, luajne ndjeshem me emrat e identitetin-vetem per te marre nje copke pension=-nje grusht te vogel eurosh-etj etj-SHESIN ATDHEUN!

  • ! ndruari ” mireli ” !ca si puna e Mark Ujkut dhe te amerianizuarit john jane qumeshtore te lindur pas 1990 dhe flasin sipas perrallave te eterve dhe mamave te tyre filogreke.
    Historine e bejne trimat dhe ajo nuk mund te tjetersohet pse keshtu duan marke e johnet.
    Respekt per komentin tuaj!

  • mireli: Batalionin e Memo Nexhipit e asgjesoj pa dashje artileria e Elbasanit.Nuk e themi dot ishte apo nuk ishte trim.Kengen vertet i kendohet ose po jua besoj.Po per ta vrar e vran shqiptart bashk me 400 ushtar.Nuk e themi se nuk u vran e gjith efektivi i postes se Vidohoves plot 36 persona.Ju flisni cfar kan prrallisur komunistet e jo cfar ishte raliteti.Nuk ju fajsoj se aq sa ju kan thene,apo mbroni genjeshtrat e tyre,po kjo nuk ka rendesi.Sikur greku per ate rast te kishte qellime te merrte Verio epirin do sulmonte ne gjith kufirin shqiptar e jo vetem aty ku sulmoj.Qellimi i tyre ishte tu binin nga mbrapa komunistve grek ashtu sic u rane duke u futur neper vendin tone.Do ju bej nje pyetje, ju kujtohet ai filmi qe i dedikohet Pjeter Llesh Dodes ai fillrojtesi.Ai vertet humbi jeten ne debore,po sigurimi i shtetit e dekleroj te arratisur dhe i internoj e gjith familjen.Ne pranver kur u shkri bora e gjeten te vdekur.Ateher sic ka bere ne shume raste e bene hero.Me vjen keq qe ala u beson rrenave te tyre.Kjo pra mireli eshte e verteta e provokacioneve te dy gushtit.Nuk po i shpiku nga mendja po dikush qe kishte ne ate kohe funksion drejtues.

  • Plehrat Mark UK dhe John ,vetem po mbajne iso ! Ne fakt llallen e ka bere vete Llalla , i cili ben sikur na flet per sulmin ushtarak grek te 1949-tes kunder Shqiperise dhe vetem per kete nuk flet ! Arsyet i di vete Llalla !

    Ndoshta tema e tij e ketij shkrimi , nuk ka qene fare “shqetesimi” i publikimit te vertetave te ketyre betejave , por leshimi i “helmit” se roberit greke , nuk u kapen nga Ushtria Shqiptare por u sollen ne token shqiptare nga EAM-i grek !

    Llallen une e di qe merret me histori ! Po eshte kjo “historia” e tij , me vjen keq te them se Historia nuk eshte as llalle dhe as kos ! Frika nga historia e vertete dhe reale , sidomos e popullit shqiptar , te cilit i eshte vjedhur dhe genjeshtruar jetesisht , nuk eshte nje pune e mire !

  • arjan:Pse fyeni kur dikush cfaq ate qe dine.Fyrja eshte pika e fundite llogjikes.Megjithse ndoshta ju ngelet hatri,se ai qe fyen e pranon fyerjen.Te shkedh..fsha cfar te permban praku.More turke muti o rrac e ndyr anadodhake.Besoj se keni boll per ket fillim jave.

  • po ti or mark uk qeke ekspert per te gjitha ceshtjet.Po katandisesh qesharak..Mund ta urresh komunizmin apo enverin ,si shumica e shqiptareve,per gjithe vuajtjet qe i shkaktoi ketij populli por nuk mund te ndryshosh disa fakte historike .Greqia nen mbeshtetjen e amerikaneve pas dorezimit te armeve nga komunistet greke dhe vetevrasjes se udheheqesit grek komunist Aris Veluqotis, filluan ofensiven kunder kufirit shqiptar.Nuk kishin arsye te hynin ne shqiperi per te kapur 200 komuniste greke me breke neper kembe .Kufiri sipas grekeve eshte ne elbasan dhe u futen per te cliruar sipas tyre,tokat greke .Nuk ja arriten dot dhe kurre sdo munden.Keto nuk i ka thene enveri por jane fakte reale.Mark uk hudhu ke shkrimi per veliajn tani se ktu ja ke fut kot ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *