Analisti me përvojë i politikës së Shqipërisë, Robert Hand vlerëson transferimin e rregullt të pushtetit në Shqipëri vitin e kaluar, por thotë se në kontekstin e përgjithshëm ky ishte thjesht një hap i vogël që në vendet demokratike duhet të merret si i mirëqenë. Këshilltari i lartë politik i Komisionit amerikan të Helsinkit, Robert Hand paralajmëron se klasa politike në Shqipëri nuk duhet të bjerë në vetëkënaqësi dhe të bashkëpunojë për të mirën e vendit. Në një intervistë që i dha koleges Keida Kostreci, zoti Hand tha se shpreson që Shqipëria të marrë këtë vit datën për bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zoti Hand, kanë kaluar pesë muaj nga zgjedhjet në Shqipëri. Cili është vlerësimi juaj për zhvillimet politike në vend që nga ai moment deri tani?
Mendoj se në përgjithësi zhvillimet kanë qenë pozitive. Tranzicioni ishte shumë i rregullt dhe ky ishte një hap i rëndësishëm për Shqipërinë. Megjithatë duhet të kuptohet se në kontekstin e përgjithshëm, ishte thjesht një hap. Një tranzicion i rregullt duhet të jetë rruga normale për një qeveri demokratike, kështuqë shpresoj që si opozita ashtu edhe pala në pushtet të mos ndjehen të vetëkënaqur dhe të mendojnë se kjo mjafton. Ata duhet të bëjnë hapa përpara për të përballuar sfidat e tjera dhe të bëhen gati për integrimin në Bashkimin Evropian. Desha të them, që javën e kaluar Presidenti (Bujar) Nishani ishte këtu në Uashington dhe mendoj se ai kishte një vlerësim pozitiv për situatën në Shqipëri. Anëtarët e Kongresit vunë në dukje se partia që e emëroi atë për presidencën nuk është më në pushtet dhe ky është një zhvillim i ri për Shqipërinë, është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe duke pasur parasysh historinë e vështirësive mes partisë në pushtet dhe opozitës ndër vite, ky është një shans për të parë se si mund të funksionojnë gjërat. Ne u inkurajuam që Presidenti Nishani shprehu angazhimin që ai të luajë rolin e vet që gjërat të funksionojnë dhe që të gjitha palët në Shqipëri, qofshin në qeveri ose jo, të tregojnë të njëjtin angazhim dhe të përpiqen ta çojnë vendin përpara, Shpresoj që qeveria të bëjë të njëjtën gjë në mënyrë që të shohim një konsolidim të vërtetë të instiucioneve demokratike në Shqipëri. Vendi ka vërtetë nevojë për një gjë të tillë dhe unë kam shpresë që të ndodhë.
Tensionet politike mes dy partive kryesore kanë vazhduar dhe ka nga ata që mendojnë se këto janë tensione artificiale, ndërkohë që vendi përballet me sfida reale. Cili është mendimi juaj?
Kjo që përshkruani ju, ndodh në çdo demokraci. Çështja është nëse del jashtë kontrollit, apo nëse për të siguruar një avantazh politik, njëra palë ose tjetra e frenon përparimin e vendit. Sigurisht që nëse kjo ndodh, do të thotë që po teprohet dhe një gjë të tillë e kemi parë në të kaluarën kur ka pasur bojkote dhe veprime të tjera të ngjashme. Përsa kohë të ketë pjesëmarrje dhe angazhim, le të ketë mosmarrëveshje, por duhet të ketë angazhim dhe përpjekje për të arritur kompromise për të mirën e vendit. Në politikë gjëja më e rëndësishme është që të të njihet merita për atë që bëhet dhe fakti që njëra palë është në pushtet nuk do të thotë që palës që është në opozitë, të mos i njihet merita për kontributin e saj. Në fakt, në vend që të hezitojë, opozita duhet të ndërmarrë veprime për të inkurajuar hapa me një ritëm edhe më të shpejtë. Opozita ka një rol shumë të rëndësishëm në demokraci pra nuk bëhet fjalë vetëm për qeverinë por për gjithë sistemin politik.
Si mund të gjejë qeveria një ekuilibër mes detyrës që ka për qeverisjen e vendit –për shembull lufta kundër krimit, duke pasur parasysh se kohët e fundit ka pasur shumë krime në Shqipëri – pa u shfaqur arrogante, ndërsa njëkohësisht të bashkëpunojë me opozitën në drejtim të realizimit të reformave?
Duhet të shohim sesi do ta realizojnë një gjë të tillë. Duhet të jenë të përkushtuar për të zgjidhur problemet me të cilat përballet Shqipëria dhe duhet ta bëjnë së bashku për aq sa është e mundur. Shqetësimi im kryesor është siç e thashë edhe më parë, që të mos ketë një vetëkënaqje me mënyrën e transferimit të pushtetit. Duhet të vazhdojnë hapat e tjera përpara më shpejtësi.
Vetëkënaqësi nga ana e kujt?
Nga të gjithë. Një si farë lehtësimi që zgjedhjet shkuan mirë, që u realizua transferimi i pushtetit dhe kjo ishte pozitive por nuk përfundon këtu, ky është vetëm fillimi i procesit. Është diçka që në vende të tjera është normë dhe merret e mirëqenë, por në Shqipëri nuk merret si e mirëqenë. Duhet të bëhet një normë në mënyrë të tillë që të konsiderohet si e mirëqenë në zgjedhjet e ardhshme dhe në gjithë procesin politik.
Ju i njihni të gjithë faktorët e politikës amerikane që merren me Ballkanin. A i kanë Shtetet e Bashkuara këto pritshmëri që përmendni ju për Shqipërinë?
Po, besoj se po. Nuk besoj se ka njeri në Shqipëri që të mos i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si miq dhe ne e shohim Shqipërinë nën një dritë shumë pozitive. Por ne gjithashtu e kuptojmë se si miq ne kemi përgjegjësinë të ngremë shqetësime kur i shohim ato. Aktualisht zhvillimet kanë në përgjithësi një prirje pozitive, por duhet të kenë kujdes të mos rrëmbehen nga entuziazmi, sepse ne duam që ata të hedhin hapa përpara. Gjithashtu – dhe tani po shpreh më shumë mendimin tim, nuk po flas për administratën apo anëtarët e Kongresit për të cilët punoj – mendoj se edhe Evropa duhet të luajë rolin e vet. Kemi parë në të kaluarën që vende të Ballkanit ndërmarrin hapa pozitivë dhe ato hapa nuk vlerësohen. Kjo krijon një ndjenjë cinizmi në këto vende, një ndjesi se nuk po trajtohen me drejtësi, nuk po merren seriozisht. Mendoj se Shqipëria ka marra hapa të mjaftueshëm pozitivë, prandaj shpresoj që gjatë këtij viti – përsa kohë të vazhdojë në këtë rrugë – Shqipërisë t’i jepet një datë për bisedime për anëtarësim. Unë personalisht do ta inkurajoja Bashkimin Evropian që të shkojë në këtë drejtim, sepse mendoj se kjo do ta ndihmonte Shqipërinë që të kuptonte se procesi ka marrë një ritëm të caktuar dhe se ata duhet të vazhdojnë në këtë rrugë.
A mendoni se vendimi që do të marrë BE-ja në qershor varet më shumë nga ecuria e reformave nga ana e Shqipërisë, apo nga politikat e vendeve të veçanta të Bashkimit Evropian? Dhe a mendoni se ka ndryshuar gjë që nga fundi i vitit të kaluar kur Shqipëria nuk e mori statusin?
Është pak e vështirë për mua ta përcaktoj pasi nuk jam zyrtar i Bashkimit Evropian. Por unë jam i shqetësuar se nga ndjesia e lodhjes me zgjerimin, ose fajësimi i zgjerimit për disa nga problemet e tanishme, vendet që aspirojnë anëtarësimin dhe që kanë marrë hapat që u janë kërkuar për anëtarësim, mund të mos marrin përgjigjen që në fakt e meritojnë. Mendoj se ky do të ishte gabim. Unë nuk jam evropian, kështu që nuk mund të them se çfarë është në interesin e BE-së, apo vendeve anëtare, por mendimi im është se një Evropë më e madhe do të jetë një Evropë më e mirë. Ata kanë marrë angazhim para këtyre vendeve dhe duhet ta çojnë në vend këtë angazhim dhe duhet ta kuptojnë që nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do të ketë pasoja. Politika e çdo vendi të BE-së është e ndryshme, diçka me të cilën udhëheqësit e tyre duhet të përballen, por shpresoj shumë që brenda BE-së këtë vit, të bëhet më e qartë që angazhimi i premtuar ndaj Ballkanit, duhet të plotësohet dhe se kur vendet marrin hapat e nevojshëm, këto hapa duhen vlerësuar./VOA
THIRRJE: REFEROJUNI LIGJIT DHE KUSHTETUTES MBI TE CILEN JE BETUAR Z KRYEMINISTER.
Z Kryeminister ne fillim deshiroj te bej nje marveshje fjale me Ju pasi Shteti Shqiptar tashme eshte si nje thes i kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte megjithse per hir te se vertetes nuk jeni ju shkaktari kryesor i kesaje gjendje megjithate edhe ju jeni nje kontribues ansor i kesaje gjendeje.
Kontributi juaj ne kete gjendje skandaloze te Shtetit Shqiptar konsiston ne rrahje shpatullash Kryeministrit te kohes e mbyllje goje opozitare karshi tragjedise me te madhe te pas 1997tes “Gerdecit”nje krimi te paster shteteror kur dihet se roli i opozites ne sistemet demokratike eshte i domosdoshem e ndikon drejteperdrejte ne mirqeverisjen e vendit nga pozita..
Jo vetem kaq por referuar filozofise suaj te vazhdimit te sundimtareve ne Shqiperi menduat se me 2009 do kapje karrigen e Kryeministrit te vendit dhe per kete pranove brenda nates ndryshimet kushtetuese ne 2008 duke kontribuar drejteperdrejte ne gjendjen aktuale jo vetem te Shtetit Shqiptar por edhe te demokracise ne pergjithsi e asaj se brendeshme ne partite politike ne vecanti e institiucionet kushtetuese qe jane kthyer ne institucione partiake.
Z Kryeministe shoqerite e lira e sistemet demokratike funksionojne ne respect te Kushtetutes se vendit e lirive dhe te drejtat themelore te njeriut qe jane realisht te sanksionuar mire ne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise ku jane te papranueshme vazhdimsia e filozofise dhe praktikat e sistemit criminal komunist qe menduam se e lame pas ne 1990ten.
E them kete pasi te gjitha Qeverite Shqiptare te pas 90tes ne kundershtim me lirite themelore te njeriut dhe Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise pas 2000 kane vazhduar rigrabitjen e prones private te shqiptareve me ligje antikushtetuese qe i nderrojne nje here ne gjashte muaj por asnjehere dhe askush nuk i ka derguar keto ligje ne Gjykaten Kushtetues te Shqiperise gje qe mund ta beje edhe kur ishe ne opozite z Kryeminister.
Z Rama po ju drejtohem me kete leter pasi mendoj se gjate ketyre kater muajsh jeni duke u luhatur ndermjet ligjshmerise dhe paligjshmerise ku duhet pershendetur VKM juaj per te ndalur vazhdimin e ligjit 7501 si ligj tersisht antikushtetues por fatekeqesisht vazhdoni te mbani ne kembe mbase per inerci te qeverisjes se meparshme ALUZNin si agjensi sheterore tersisht me object pune antikushtetues pasi antiligji nuk mund te behet ligj ne asnje vend demokratik te botes.
Lavdi Zotit Shqiperia ka hyre pa kthim ne rrugen e demokracise e shtetit ligjor duke qene antar me te drejta te plota dhe i asocuar ne institucione te rendesishme nderkombetare ku padyshim nder me te rendesishme per qytetarin shqiptar mbetet Gjykata per te drejtat e njeriut ne Strasburg ku Shqiperia ka firmosur te jete nen juridiksionin e kesaj Gjykate.
Te jeshe nen juridiksionin e Gjykates se Strasburgut do te thote qe Shteti Shqiptar dhe Qeveria Shqiptare e kane detyrim te zbatojne vendimet e kesaje Gjykate gje qe fatekeqesisht nuk ka ndollur nga qeverite shqiptare pergjate 23 viteve te shkuara.
Z Kryeminister drejtori juaj I ALUZINit z Artan Lame deklaroje mbreme ne nje TV te Tiranes se kostoja e papaguar e vendimeve te Gjykates se Strazburgut per ceshtjen e prones private te qytetareve shqiptare te grabitur nga Qeverite Shqiptare pa ndalur per rreth 68 vjet te shkuara me “ligje” kriminale e antikushtetuese pas vitit 1998 eshte me shume se 1 Miljard Euro.
Sic dihet Gjykata e Strasburgut e pezulloje punen e saje ne drejtim te trajtimit te ceshtjes se prones se qytetareve shqiptare per ti dhene kohe Qeverise Shqiptare qe shkoje por edhe Qeverise suaj z Rama qe te zbatojne Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise gje qe fatekeqesisht akoma nuk keni levizur se Qeveria e shkuar jo e jo pasi ka pas marre ekspert nga Ekuadori per te trajtuar grabitjen e prones se qytetareve shqiptare nga ‘Qeveria e tyre”.
Nese kemi ne considerate qe ne Gjykaten e te drejtave te njeriut ne Strazburg presin shqyrtimin edhe me shume se 415 ceshtje te tjera por qe kane object te njejte pronen e grabitur nga shteti shqiptar qytetareve te vet cfare do te thote edhe 1 Miljon Euro apo me shume atehere groposja e sigurte e buxhet te shtetit nga vete Qeverite Shqiptare eshte ne prag.
Kjo ndoll sepse Qeverite Shqiptare te pas 1998 ku futet edhe Qeveria juaj z Rama jane betuar me doren ne Kushtetute se do te qeverisin konforme kushtetutes e frymes se saje ne zemrat dhe mendjet e qeveritareve shqiptare udhehiqen akoma nga filozofia dhe praktikat kriminale komuniste te rabitjes se prones private qytetareve shqiptare e mosrespektim te ligjeve te vendit.
Z Kryeminister grabitja qe i behet tokes se qytetareve shqiptare per here te trete ne 68 vitet e fundit eshte ne kundershtim edhe me ligjet qe vete Parlamenti Shqiptar i pas 1991 ka aprovuar . E thashe tre here pasi nje here u vodh gjate komunizmit mbas 1946 , te dyten me 7501 dhe e treta tani me vazhdimin e veprimtarise se ALUZINit ne kundershtim edhe me vete 7501.
Ne ligjin gjithsesi antikushtetues 7501 qe me te drejte e keni pezulluar z Kryeminister nje ligj qe trajton vetem token bujqesore pasi trojet e banimit sipas ligjeve te kohes duhej ti ktheheshin pronareve legjitim megjithse qarte thuhet ne Kushtetuten e Shqiperise kure eshte aprovuar ne 1998 nga partia juaj socialiste se brenda dy viteve te gjitha ligjet e aprovuara me pare qe bien ndesh me Kushtetuten duhet te abrogohen qe padyshim 7501 duhej te ishte ne radhe te pare.
Z Kryeminister vazhdimi i qeverisjes se vendit ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise duke aplikuar filozofine e praktikat komuniste ne nje shoqeri te hapur e shtet demokratik eshte deshtim i plote dhe i sigurte i kesaj lloj qeverisje gje qe thellesisht besoj se jeni i bindur.
Qeverite parardhese kane krijuar me veprimtarine e tyre ne kundershtim me Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise e lirite themelore te njeriut nje kosto per buxhetin e shpuar te Shtetit Shqiptar me shume se 2 Miljard Euro e konfirmuar nga zyrtaret tuaj gje qe po te vazhdohet ne te njejten rruge padyshim qe kjo kosto do te rritet deri ne falimentimin e plote te Shtetit Shqiptar pasi ne prag te falimentimit eshte.
Z Kreminister nje qeveri qe nuk zbaton vendimet e nje gjykate siperore Europiane qe ndollet nen juridiksionin e saje sic eshte Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strazburg dhe nuk operon ne respect te Kushtetutes se vendit e frymes se saje gjithcka mund te jete por qeveri e nje shteti demokratik nuk mund te jete.
A e dini z Kryeminister se moszbatimi i vendimeve te Gjykates se Strasburgut jo vetem qe mund te penalizoje Shtetin Shqiptar ne syte e Europes e botes demokratike gje qe mbarte kosto suplementare por e rrit shumen e parave te papaguara me ineresa tregtare duke e zmadhuar gropen finaciare ne buxhetin e shtetit..
Z Kryeminister ju bej thirrje qe te qeverisni Shqiperine e shqiptaret konforme Kushtetutes se Shqiperise e frymes se saje si ligjin themelor te shtetit e kontrates se qytetareve shqiptare me shtetin dhe pushtetin e tyre duke shmangur falimentimin e shpejte dhe te sigurte te Shtetit Shqiptar . E them kete pasi thellesisht besoj se me shume se 2 Miljard Euro detyrime ndaj qytetareve shqiptare nga Gjykata e Strasburgut e me shume se 700 Miljon Euro me se pakti qe ju la qeverisja e meparshme borxhe te papaguara ndaj biznesit , plus interesat per borxhin ndaj kreditoreve te huaj qe shkojne rreth 450 miljon Euro pa principialin padyshim qe e falimetojne Shetin Shqiptar gjithsesi ne buze te gremines.
Nuk dua te ndalem se cfare bie per ekonomine shqiptare njohja kthimi e shenjterimi i prones private ne Shqiperi konforme Kushtetutes se vendit e lirive dhe te drejtave themelare te njeriut pasi kjo teme do nje analize te plote e te gjithanshme .
Fatekeqesisht kam vene re se pas ardhjes suaj ne karrigen e Kryeministrit te Shqiperise jeni bere i pandieshem ndaj shqetesimeve te qytetareve shqiptare te shprehur ne letra e E-mail tuaja zyrtare prapeseprape une vazhdoj te kryej detyren time qytetare ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve duke ndikuar sadopak per te prure ne fokusin tuaj shqetesime reale te se sotmes e te nesermes ne Atdheun tone te perbashket.
AJET DELAJ
NEW YORK
Fjalë né përgjithësi,direktiva në pérgjithësi,topi lihet në mes të të dyja palëve dhe s’dihet kush do dajak e kush hak pune? Kemi pasur njé kapter të lezetshëm ne ushtri që i thoshim “xhaxhi holloje”. Sepse i kishte thëne njehere kuzhinieri qe ka pak gjellë dhe nuk mjafton! Atëhere xhaxhi i kishte bërtitur “holloje,holloje kaq nuk di të bësh o kërriç”? Dhe keta miqte tane keshtu na rekomandojne përdite “holloje,rregulloje,axhustoje…” etj.etj !? Nuk ja futin kokës përgjegjësit por… shtruar ,shtruar dhe punët gjithnjë pa mbaruar!!! Janë mesuar monstrat tona politike me stilin euroamerikan dhe vazhdojne me te njëjtin avaz? Lento,lento! Dhe shqipëria gjithnjë në vendnumëro!!!
VR ! Fjalë né përgjithësi,direktiva në pérgjithësi,topi lihet në mes të të dyja palëve dhe s’dihet kush do dajak e kush hak pune? Kemi pasur njé kapter të lezetshëm ne ushtri që i thoshim “xhaxhi holloje”. Sepse i kishte thëne njehere kuzhinieri qe ka pak gjellë dhe nuk mjafton! Atëhere xhaxhi i kishte bërtitur “holloje,holloje kaq nuk di të bësh o kërriç”? Dhe keta miqte tane keshtu na rekomandojne përdite “holloje,rregulloje,axhustoje…” etj.etj !? Nuk ja futin kokës përgjegjësit por… shtruar ,shtruar dhe punët gjithnjë pa mbaruar!!! Janë mesuar monstrat tona politike me stilin euroamerikan dhe vazhdojne me te njëjtin avaz? Lento,lento! Dhe shqipëria gjithnjë në vendnumëro!!!