Robert Ndrenika dhe Hajrie Rondo, dy arsye për të pritur vjeshtën

redaktor

Dy premiera të sezonit të vjeshtës në Teatrin Metropol, tashmë kanë formuar kastat e tyre të aktorëve.

Pas pjesëmarrjes së shumë aktorëve në audicionet e hapura, është shpallur lista e aktorëve të përzgjedhur. Shfaqja “Tre dhëndurët”, nga Dionis Bubani, e cila vjen me regji të Sonila Kapidanit në kastën e saj do t’i ketë aktorët: Gëzim Rudi, Pjerin Vlashi, Aleksandër Kondi, Lindar Kraja, Roerd Toce, Margent Caushi, Linda Jarani, Hajrie Rondos dhe Elona Hyseni.

Ndërsa për shfaqjen “Mendohu Xhiakomino”, nga Luigi Pirandello dhe me regji të Milto Kutalit, do të intrepretojnë: Amri Hasanlliu, Paola Kodra, Arben Derhemi, Marjana Kondi, Klodjana Keço, Redjan Mulla, Alert Çeloaliaj, Merita Dabulla, Ezra Vogli dhe Robert Ndrenika. Premierat e këtyre shfaqjeve pritet të vijnë gjatë sezonit të vjeshtës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *