Robert Ndrenika: Mos më kryqëzoni pse dua teatër të ri bashkëkohor

Ornela

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Robert Ndrenika këmbëngul se Shqipërisë i duhet një Teatër i ri Kombëtar. Nëpërmjet një komenti në Facebook, Ndrenika kërkon të sqarojë të gjithë ata që këto ditë e kanë kritikuar pse do një teatër të ri.

“Ju lutem mos më kryqëzoni” e nis reagimin e tij Ndrenika duke iu drejtuar pikërisht atyre që sot e kritikojnë pse ai do që të ndërtohet një teatër i ri. Ai sqaron se ky ka qenë mendimi i tij që në fillim të këtij debati dhe se meraku që ai ka pasur ka pasur të bëj vetëm me mos tjetërsimin e pronës së teatrit.

Më poshtë statusi i plotë i Ndrenikës:

Ju lutem… mos më kryqëzoni! Për dijeni mikeshës sime, gazetares Fatmira Nikolli, por le ta dijë dhe ‘tan bota mbarë’! Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor, të cilin e ka për Detyrë ta bëjë shteti shqiptar (paratë le t’i marrë ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)!

Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë, por ua kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi, por kur ka qenë rasti dhe në opinionin publik.

I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar PPP me kushtin e vetëm që përveç godinës (teatër) që do të ndërtohet në favor të PPP nuk do të lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!

Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete? Së fundi, ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHI bile as BARRABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe, por e kam edhe për të FOLUR!.

Me respekte të ndërsjella, Robert Ndrenika.

Share This Article
10 Comments
  • Ti je aktor i madh o Robert. Deri me tani te ka mare me qafe shoqeria me ate Dermenin e shqupit qe te ka ngateruar. Brezi juaj jane idealiste dhe te ndershem.

  • Qe diten e pare u tha qe toka e teatrit spreket nje cm por ti me ca injorante te indoktrinuar nga lulushi dole kunder,tani po lepini ate qe peshtyve ju sju intereson teatri prandaj ri e ha kos pa yndyre.

  • “Besa e shqiptarit ku vete” thote Berti i Madh. Po ku ka bese mete paqbesin o Berti. Nuk te mjaftuan 45 vjet me kumandarin per ta kuptuar kaqgje? Keta per para shesin nene, baba, atdhe, e cdo gje tjeter, madje edhe te vrasin.

  • Turp dhe ju ne kete gazete qe der para 3 ditesh e keni bo lecke kete plak te shkrete kur ish kunder prishjes teatrit kurse sot qe ka ngrene karremin e Lali Erit po e lavderoni.
    Xhaxho Berti, sot keta qe te lavderojne te bene zhele para ca ditesh. Kjo eshte fatkeqsia jote, u bleve si lecke tregu.

  • I kane premtuar ndonje gje ketij per te bere keto akrobacira, jane aq shume para per tu pastruar me PPP e famshme sa NDRENIKA i shkrete nuk e imagjinon dot!!
    Komunistet si perhere e mbajne fjalen, mos u merzit o zoteri nuk te mjaftuan 70 vjet per ta kuptuar kush jane komunistet o i gjore!!!

  • Je personalitet i madh ne ekran dhe ne skene. Nje popull i tere kenaqej kur shikonte shfaqjen tuaj gjate regjimit socialist dhe merrte mesazhe gezimi, optimizmi, frymezimi, qetesimi dhe ne skene te duartrokiste me shpirt.
    Sec u ngaterrove me ate dreq politike dhe per fatin tend te keq dhe tonin si shoqeri gjithashtu, u shfaqe aty, ku publiku nuk e priste, u befasua dhe te hoqi disa ”spaleta”. U fute ne banden e gangstereve te “Arturo Ui”-se, gje qe nuk te falet. Bere zgjedhjen tende dhe ndaj po heq ca “kusure”. “Koka ben, koka peson”… shkruante Andon Zako (Cajupi).

  • Je aratit i mdha por edhe utues qe nuk rezonon drejt,Teatri e ri qeveria e mori per artin shqiptar,Jo per lakmi tuajen e as te grupit nxites e te shtyer nga politika e dites.vertet komuniteti ar tisteve ka rene ne provim edhe pse askush nuk kerkoi te provoje kete komunitet te adhuruar.Kruqezimin mund ta besh vet, kurre mos ju frigeso,sic nuk ju frigesua Krishti, kryqezimit nga kundershtaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *