Roberta Metsola pason David Sassoli, zgjidhet presidente e re e Parlamentit Evropian

Amelda Amelda

Roberta Metsola është zgjedhur Presidentja e re e Parlamentit Evropian, në vend të David Sassoli-t, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Metsola fitoi një shumicë absolute prej 458 votash.

Metsola, një anëtare e grupit të krahut të djathtë EPP nga Malta, ishte midis katër kandidatëve për këtë pozicion, së bashku me Sira Rego të Spanjës (radikalja e majtë), Kosma Zlotowski e Polonisë (ECR, Euroskeptikët) dhe Alice Bah Kuhnke e Suedisë (të Gjelbërit).

Alice ishte pretendentja më e afërt, duke fituar 101 vota, me Sira që fitoi 58.

Secila ia bëri kërkesën kolegëve të tij eurodeputetë në Strasburg të martën për të pasuar Sassoli, i cili vdiq më 11 janar dhe mandati i të cilit përfundoi këtë javë.

Metsola është eurodeputete që nga viti 2013 dhe nënkryetare e Parlamentit që nga viti 2020.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *