Roberto Saviano: Ju rrëfej bëmat e mafies shqiptare dhe asaj të Kosovës

redaktor

Roberto Saviano, shkrimtari më i njohur antimafie në Europë, flet për krimin e organizuar shqiptar, i cili zotëron asete dhe pjesë të madhe të ekonomive kombëtare në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë, madje është bërë rrezik për ecjen përpara.

Nesër Saviano do të jetë në Tiranë i ftuar të marrë pjesë në Panairin e Arteve Pamore dhe Librit. Një ditë para se të vijë në kryeqytetin shqiptar, Saviano, autori i bestsellerit “Gomorra” i cili do të flasë për librin e tij “Zero” flet në veçanti për trafikantët e drogës në Europë, ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e këtij trafiku. Ai mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Lozanë të Zvicrës për çështjet e kriminalitetit të organizuar. Si gjitjë i shoqëruar nga 10 truproja. Është i dënuar me vdekje jo vetëm nga Camorra napoletane por edhe nga pjesë të tjera të krimit të organizuar. Në një bisedë për “Presheva Jonë” dhe “tesheshi.com”, Saviano vendos gishtin në plagë dhe flet hapur..

Roberto, ju e njihni mirë krimin e organizuar dhe atë shqiptar në veçanti, cili është roli i tij sot?

Shiko Nefail, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës në Ballkan po ecën përpara sipas rrugëbve tradicionale. Bandat e fuqishme në rajon bashkëpunojnë fuqishëm. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë një kancer për Kosovën dhe Shqipërinë dhe janë pengesa më e madhe e këtyre vendeve në rrugën drejt integrimit europian.

Eksodi është një fenomen i dhimbshëm i shqiptarëve kohëve të fundit…

Dhe mund të thuhet hapur se mafia që kontrollon drogën është edhe

ajo që organizon, mbron dhe rregullon këtë eksod dramatk, faktet që dalin çdo ditë vetëm e vërtetojnë këtë. Trafiku i qënieve njerëzore është jo vetëm logjistika perfekte e transportimit të drogës por është pjesë e rëndësishme e fitimit dhe kontrollit të territorit. Këtu vepron e gjithë mafia rajonale…

Cila është mafia më e fortë në rajon?

Padyshim mafia kosovare, ajo ka edhe lidhje shumë të forta jo vtëm në territor por edhe në istitucione. Shikoni, kemi të bëjmë me një

Fenomen interesant. Mafia kosovare, konkurrenten dhe rivalen më të egër në kontrollin e trafikut të drogës ka mafien që vjen nga Shqipëria, që cilësohet si mafia shqiptare në Europë. Dhe ndërsa politika po flet për bashkim të Shqipërisë me Kosovën, krimi i organizuar ka një axhendë të ndryshme. Mafia kosovare bashkëpunon ngushtë me mafien serbe dhe atë rajonale kundër mafias shqiptare, duke e luftuar egërsisht atë.

Çfarë mendoni për krijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë?

Unë mendoj se nuk ka asnjë problem negativ. Kjo do të ndihmonte imazhin e një shteti të ri në Europë. Nëse autoritetet e Kosovës i kanë duart e pastra, kjo gjykatë nuk do të ketë asnjë problem.

Keni folur për madian shqiptare që është e tmerrshme, jo vetëm likuidon kundërshtarët por merret me pasardhësit…

Kam përshkruar raportet faktike të organeve ligjzbatuese. Ju e dini kemi të bëjmë me një realitet që e flasin të gjitë, në rdhë të parë miqtë e mij shqiptarë që janë bashkëpunëtor të mirë dhe kërkojnë çlirimin nga krimi….

Share This Article
5 Comments
  • Mbarove se treguari
    Bemat e mafies Italiane ……….

    e TI kerkon te na tregosh
    bemat e Mafies Shqiptare ??
    A Savia Fati i Caz … tuoi…………………
    Se per ato qe kemi ne
    Ka se kush mendon .

    • kto qe thote Saviano jane llafe policash qe e shoqerojene ate perdite , nqs eshte keshtu sic thote ai pse nuk arrestohen keta njerez ? Kush jane keta njerez qe i tregojne perralla atij, pse nuk arrestojne drogaxhinjte po i tregojne prralla Savianos qe ti shkruaje ai e te shesi libre, vk , sensacion kot e me kot. Kto qe thote Saviano per mafien besoj se dihen nga te gjithe, nuk ka ndonje gje per tu cuditur thjesht me shume publicitet.

  • Nje gje me ben pershtypje.Nese ato qe thote Saviano per mafjen shqiptare te Shqiperise dhe ate te Kosoves,raportet mes tyre dhe lidhjet e mafies kosovare me ate serbe ,kjo eshte nje plage shume e rende per kombin shqiptar,qe ashtu sic thote autori,pengon masivisht bashkimin kombetar dhe nxit largimin e shqiptareve nga trojet e tyre.Kjo doemos eshte ne interes te fqinjve tane grabitqare.Atehere objektivi Nr.1 i gjithe qeverive ku marrin pjese shqiptare,si dhe i BE-se eshte eleminimi i kesaj mafieje,sepse kjo cenon dhe qendrueshmerine e vete Europes.
    Gjerat po t,i shohesh me vemendje jane pak a shume ashtu sic thote Saviani dhe kjo edshte shume e dhimbshme.Pozite e opozite te hidhen ne front te gjere kunder kesaj gangrene dhe aty do te behet edhe seleksionimi se kush vertet do te inkriminohet vendi e kush jo.Uroj te jete bashkepunimi shumepalesh ne te gjithe rajonin per te larguar kete mortaje,qe neser,po e lane te lire do te sjelle pasoja te pariparueshme,deri dhe nje lufte te treteBoterore.Heshtja ne keto raste eshte VRASTARE per popujt!

    • O GONI dihet si funksionon mafia ne itali dhe ballkan, njesoj funksionon, problemi eshte se mafia ne keto vende eshte vete politika, kete e dine te gjithe, Saviano le te japi emra jo te tregoje histori se po te lexosh gazetat e italise, shqiprise, greqise, turqise etj. shkruna 200 libra per mafien pa u lodhur fare.

  • Ka thene ate qe injorantet nuk e pranojne. Mafia Kosovare, Mafia Kosovare, Mafia Kosovare, ajo qe kontrollon cdo trafik ne zemer te Europes, kjo mafie qe ka SHkaterruar Shqiperine, kjo Mafie qe lulezoi nen petkun amerikan.

    NDYRESIRA.

    Ah kur nuk e ndane Shqiperine njehere e mire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *