Roberts: Të ndryshohen kufijtë, të bashkohen Kosova dhe Shqipëria

anazapta

Ish ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts, në një intervistë për B92, angazhohet për një politikë më realiste dhe një realitet të ri politik në Ballkan, përkatësisht në raportet diplomatike. Në këtë kuadër, ai prezanton një mendim ndryshe për kufijtë, duke deklaruar se ata janë të ndryshueshëm.

Ai ka deklaruar se kufijtë në Ballkan mund të ndërrohen, përkatësisht, se korrigjimi i kufijve në Ballkan, mund ti kontribuojnë paqes së përhershme.

“Çështja e kufijve është çështje e mundimshme e shekullit njëzet. Mendoni vetë se çfarë problemi kishte sjellë kjo çështje gjatë arbitrazhit në vitin 1916 në Levant, e këto probleme edhe sot e kësaj dite janë aktuale. Në atë kohë dy diplomat, një britanik dhe një francez, Siks dhe Pikot, kishin vizatuar hartën që prezantonte sferën e interesave britanike dhe franceze pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Pastaj, dihet mirëfilli se çfarë probleme kishin lindur me kufijtë pas përfundimit të luftërave ballkanike me vizatimin e tyre në Konferencën paqësore të Londrës, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur u themelua shteti i ri i Shqipërisë, kur në mënyrë automatike shumica e shqiptarëve kishin mbetur të jetonin jashtë kufijve të shtetit shqiptar”, ka thënë ai, shkruan “Zeri”.

“Atyre që thonë, se, qëllimi i vizatimit të ri të kufijve nuk do të duhej të ishte themelimi i shteteve mono-etnike, ju them se, e gjithë esenca e kësaj është se brenda atyre kufijve njeriu ndjehet i sigurtë. Aty ku kufijtë krijojnë ndjenjën e pasigurisë, jo stabilitetit dhe dhunës, aty kufijtë nuk kanë ndonjë funksion të dobishëm”, tha Roberts.

Roberts thotë se pret që “roli i kufijve të humbë dhe të bëhet i parëndësishëm, ashtu si është në rajonin e Schengenit, kur më nuk dini a jeni në Francë apo Gjermani. Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të kalojë shumë kohë, ashtu siç është dashur në rastin e Francës dhe Gjermanisë, të cilat kanë kaluar tre luftëra brenda një shekulli”.

Sipas tij, drama e kufijve në Ballkan nuk mund të zgjidhet brenda natës. “Kufijtë në radhë të parë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha ai.

Ai thotë se është për ndryshim kufijsh edhe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet ti kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës ti kthehen Kosovës”.

Por ai ka edhe një qëndrim ndryshe sa i përket bashkimit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve:

“Nuk shoh arsye, që pas një kohe, pse të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, ka thanë ish ambasadori britanik Ivor Roberts.

Share This Article
12 Comments
  • Jo se kam zbuluar ”vezen e Kolombit,, por gjithemone e kam cilesuar ”Mitrovicen me
    serb,, nje ”gozhde Nastradini ,, ne ”shtepine kosovare,, !
    Jam plotesisht dakort me c’ka thote Z. Roberts , lidhur me ”shkembim territoresh ,, midis
    Serbise dhe Kosoves : Presheva, Medvegja, Bujanoci, t’ i bashkohen Kosoves ,duke qene
    se jane te banuara nga shqiptaret dhe jane troje shqiptare dhe Mitrovica e banuar nga
    serbet t’i bashkohet Serbise . Ndryshe do vijme te ”gozhda e Nastradinit,, .Mitrovica do te
    jete gjithemone problem per Kosoven, burim destabiliteti lokal e rajonal .

    • Kur i thashe nje kosovari pikerisht kete obsion, mu hodh duke me quajtur tradhetar dhe kur i thash dakort, me jep ti nje mendim si mund te behet, mu pergjigj, ja marrim me lufte, dakort i thashe, atehere mos me shit mu pordh ketu ne perendim, por shko dhe kape pushken, qe tja marresh me lufte, ashtu sic thua ti.
      Smu pergjigj se ne ate kohe i ra celulari dhe filloi te flase serbisht, po fliste me nje boshnjak nga Novi Pazari.

  • Shtojce : me dashje apo padashjen e Serbise , komuniteti nderkombetar te beje presion
    me te gjitha mjetet dhe format per ta detyruar Serbine te pranoje ndrrimin e territoreve
    te lartpemendura !

  • Po o zoti Ambasador. Pas 100 vjetesh qe i ndate mizorisht shqiptaret, kujtoheni ti bashkoni perseri. Po si o ambasador? Te marrim ca serb te Mitrovices dhe te leme shqiptaret e Medvegjes, Presheves dhe Bujanocit ?! Bukur vallahi o ambasador ta leme prape litarin jashte. Mos i cenoni serbet gjakatare o ambasador. Luani ne “koke te qerosit” luani. Doni ju a s doni ju shqiptaret do bashkohen se shpejti jashte pazareve tuaja te ndyra shekullore. Rrofte shqipnia dhe shqiptaret e bashkuar!

  • Kjomund e duhet te ndodhe ne nje kohe te dyte , kur te behet Shqiperia nje shtet ligjor dhe me nje ekonomi te stabilizuar ne B . E , kam parasysh bashkimin e Gjermanive , besoj se do jo me pak se 20 vjet , kohe qe duhet te punohet per sheshimin e mosmarveshjeve .

  • OK zoti ambasador. Ju qe e ndate ju bashkoheni boll jane 100 vjet.
    Nuk jam dakort me ndarjen e Kosoves, se do kete veprime zinxhir zoti “Horri Bulevardit”, rreth e qark Shqiperise i bie qe edhe shqipetaret e Malit te Zi, te Maqedonise dhe Greqise t’i bashkohen Shqiperise dhe perseri kjo idea e bashkimit te dy shteteve do coroditet.Le te filloje gradualisht kjo pune nje here me Kosoven e pastaj ju vjen radha edhe trojeve te tjera apo shkembimeve si rasti i lugines se Presheves.
    A jemi te pergatitur ne dhe Kosova per t’u bashkuar ne nje shtet? Kam mendimin se duhen disa reforma te perbashketa midis dy shteteve qe te pershtaten.Ne Shqiperi prona ende nuk ka shkuar tek i zoti, ligji 7501 e ka ngaterruar disi situaten, se thote Dropulliti eshte toka ime per token e pronareve te vjeter Gjirokastrit e Libohovite dhe fillojne avaze te tjera me komshijt qe i mbajne veshet perpjet.Se ku ta dime qe po ky ambasador apo ndonje tjeter te thote ta qethim nga poshte Shqiperine per ate qe lejuam lart? Ka hile ketu zoti “LAMI”.
    Kufijte e Shqiperise ku flitet shqip, kjo eshte zgjidhja e vetme.Po te thoshte kete e ta zbatonin cmimin “NOBEL” do te kishte pak.

  • me kushte
    te gjitha trojet ,
    duke futur greqine, maqedonine. mal te zi
    ndryshe asnjehere nuk ka paqe ne rajon.
    dhe feja e shqiptarit te jete shqiperia.

  • miremengjes o interes? keto kuckat e anglise i bejne gjerat sipas interesit jo se i bie ndermend se ku ndodhet shqiperia. ishte po anglia qe miratoi ndarjen e teritoreve shqiptare ndersa sot na del si shpetimtare.thjesht duan te korigjojne nje gabim te te shkuares apo keshtu ju leverdis ne kete moment per tju kundervene nje vendi tjeter ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *