Roboti vrasës mbërrin në Shqipëri

Dita

Ditët e fundit në Shtete e Bashkuara është ndezur një debat i gjerë, nëse robotët kanë të drejtë të vrasin njerëz.

Ky debat lindi, pasi qe pikërisht një robot i komanduar, ai i cili kreu një shpërthim të kontrolluar që i mori jetën atentatorit të Dallasit, që vrau 5 agjentë policie, duke kryer masakrën më të madhe në radhët e policisë amerikane që prej 11 shtatorit 2001.

Tani duket se ky robot ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Në fakt ministra e Mbrojtjes Mimi Kodheli, duke publikuar disa fotografi në rrjetete sociale të robotit në fjalë, bën të ditur se “Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë hyrë në rrugën pa kthim të modernizimit. Shëndeti dhe jeta e efektivëve të kompanisë EOD do të jetë më e sigurt. Ekipi amerikan ‘I-robot packbot’ ka ‘zbarkuar’ në Komandën Mbështetëse. ‘Skuadra e bombave’ e Forcave të Armatosura ka nisur trajnimin për përdorimin dhe mirëmbajtjen e Robotëve EOD”.

robo4 robo3 13606964_1051910238225649_5505536430198594839_n

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *