Për të gjithë adhururesit e Rock and Roll, sidomos për të lindurit e viteve 70-80 është hapur një ekspozitë në muzeun Met të Nju Jorkut. Met ose ndryshe muzeu Metropolitan, i ka dekoruar hollet e tij me më shumë se 130 instrumente nga më të mëdhenjtë e zhanrit.
“E gjithë kjo i kthen shumë kujtime njerëzve dhe unë mendoj se pjesa më emocionuese është se njerëzit mund ti afrohen shumë afër këtyre instrumenteve që i kanë parë vetëm në skenë, ose ndoshta në foto”, u shpreh Jayson Kerr Dobney, kurator.
Në ekspozitë gjendet edhe kitara e Van Halen, ku shihen edhe disa shenja, që sipas kuratorit janë djegie me cigare. Van Halen vendoste atje cigaret e tij kur luante muzikë.
“Është një koleksion shumë impresionues. Lë pas çdo lloj rock kafe që mund të kesh parë në jetë”, tha Chris Cain, vizitor.
Në ekspozitë mund të shihet edhe një sintetizator i hershëm. Është një lloj instrumenti masiv, me drita dhe tela dhe vizitorët janë tërhequr shumë prej tij.
Sipas tyre, ngjason me diçka që mund të jetë përdorur nga një shkencëtar i çmendur.

j.l./ dita

ah…