“Po ti, -e pyeta mbasi kisha folur gjatë, -çfarë ndihesh i zoti të bësh?”
Ai u duk në siklet.
Psherëtiu, uli paksa kokën mendueshëm, por u përgjigj me bindjen që i përforcohej ndërsa fliste.
Dhe, në fakt, ndryshe nga qëndrimi përgjithësisht i heshtur deri në atë moment, përgjigja erdhi e gjatë. Fjalët duket se nxitonin t’i zinin vendin njëra-tjetrës me frikën se paraardhësja nuk e kishte sqaruar mirë përmbajtjen:
“Unë di të servilosem. Por, sigurisht që një pohim kësisoj kërkon të pasohet edhe nga një tjetër më i hollësishëm. Pra, unë jetoj me këtë zeje. Ose më saktë, unë ushqehem nëpërmjet servilosjes. Dhe ushqehem mirë sepse këtë punë di ta bëj shumë mirë.
Mund të dukem i ri në moshë, por kam mjaft pervojë. Vështirë të m’a kalojë dot njeri. Më beso. Jam përsosshmërisht i talentuar.
Mund të më quash aktor, por nuk do të ishte përqasje e saktë, sepse unë nuk aktroj, unë jam servil i vërtetë.Pra nuk jam aktor, por ama nuk jam as kloun, sikurse reken disa të më quajnë.
Jam i arrirë.
Gjithmonë e më shumë koha jep hapësirë të rëndësishme për njerëz si unë. Edhe pse askush nuk na do, shumë na dëshirojnë.

Ama, më duhet patjetër të të them që mjeshtëria në servilosje është tmerrësisht lodhëse. Sidomos ashtu si e ushtroj unë.
Kthehem në darkë në shtëpi dhe ndihem i dërrmuar. Aq sa më duket se vërtetë nuk kam shtyllë kurrizore. Madje më duket se nuk kam asfare eshtra brenda trupit. Epo, cdo profesion ka koston e vet…
Ndiej që më përcmojnë, më përflasin, më përbuzin, më tallin… nuk kam shokë të vërtetë. Po këto janë kosto për ata që i vuajnë. Ndërsa unë ? Hmm…
Ndodh që rri e vras mendjen, a është jetë kjo vallë ?
Shpesh më duket se jo. Por pastaj kujtohem që ky jam unë. Kjo është e vetmja gjë që di të bëj.
Dhe nuk më ngelet veçse ta jetoj. Fundja, jam vetvetja. Nuk shtirem si të tjerë.”
***
Vlorë, vapë gushti.
Sapo ulur për kafe te Bar Ini.
Bisedë mes dy kamarierëve:
– O vëlla, sa të mira ato të dyja që u ulen afër shatërvanit! Të vete unë t’ua marr porosinë?
– C’e do edhe të vesh? Ishin franceze, turiste. Di ti të flasësh frëngjisht?
– Frëngjisht nuk di unë vëlla, po ama “puthjen franceze” e qaj.
* Nga libri “Edhe pastaj ka që nuk besojnë, se kur je në Vlorë, është e lehtë të dashurohesh.”
***
– Nuk po më ecën fare këto kohë,- më tha ai. Sapo bëj një hap përpara, menjëherë bëj dy hapa prapa.
– Gjë që zgjidhet- i thashë. Kthehu prapa para se të hedhësh hapin dhe kësisoj do bësh dy hapa përpara dhe një hap prapa.
Njëlloj si e bëjnë këta deputetët tanë, e ke parasysh?

Gje e zgjuar stil i vecant. Se na mbyten opinionist palla gjithandej. Bravo Dita.
Zoteria i shkrimit mbase i ka ngelur peng diku dhe flet per servilosjen si fenomen shqiptar
Dhe kuptohet qe ky kunjin e ka besoj me Partine e tij qe nuk ju krijon hapesira njerezve si ky qe te jene ne drejtim
Dhe ka te drejte
Por sic duket ky nuk e njef si punohet ne bote
Servilizmi esht kudo , ne cdo vend demokratik sado i zhvilluar te jete
Pra , esht regull i pashkruar se ai qe drejton pelqen qe te mos e kundershtosh dhe ti servilosesh
Sidomis ne kapitalizem kjo esht me e theksuar , flas kur ti punon zyrtar ne ndonje kompani , apo edhe ne ndonje i institucion ne bote
Porse ne institucionet partiake duhet te j kete diskutime te gjalla dhe ku te lejohen te flasin te gjithe , por natyrisht servilizmi do kete gjithmone
E rendesishme esht qe ne Parti te kete fryme demokratike ku te flasin te gjithe per problemet qe dalin dhe aty pastaj nga diskutimet zgjidhet ai qe ka ide me te qarta , qe jep zgjidhjen e sakte te problemeve , qe di te beje nje induksion apo nje deduksion ne arsyetimet e tij etj etj
Pra esht mire qe ky Iliri ti trajtoj temat qe e shqetesojn ate ne menyre te hapur , jo ne menyre te pergjitheshme
Aty ne fund Iliri ka futur ato batutat me kamarieret per punen e gjuhes se huaj
Natyrisht gjuha e huaj duhet tani , sepse ndihmon shume dhe kjo esht bote e hapur
Pir do shtoja se per te zgjedhur ne krye nje politikan se pari duhet pare sa esht ai i zoti te prodhoje ide te reja dhe tu japi zgjidhje situatave . Keshtu qe edhe mund te mos dije gjuhe te huaj , por ama te kete aftesi drejtuese si politikan ne ato qe thashe dhe duhet patjeter te j kee disa njohuri baze nga Ekonomia dhe politika e sotme
Ndersa te zgjedhurit ne Administrate qe lidhet me punen jashte shtetit duhet te dijne dhe gjuhen e huaj
Si konkluzion nga sa duket nga shkrimi ne Vlore drejtojn akoma budallenjte . Ne fakt gjithmone ashtu ka qene aty ,
Duhet qe njerezit inteligjente te jene me kurajoze dhe te kundershtojne aty ne Partin e tyre hapur me idete e tyre dhe ato kundershtime ti shprehin hapur dhe ketu ne gazete
Te mos ecin me parimin e … “Ruajtjes se Unitetit” se i bejn dem edhe partise se tyre edhe qytetit
Sakte dhe qarte! Komenti do ishte i tepert!
Bravo ILIR!
Te adhuroj, te pershendes, te pergezoj, djale!
Daullja bie per ata qe kane veshe, por keta edhe jane shurdhuar, edhe jane qorruar, po ne cfare te bejme?
Te behemi si ata? E po , ne fund te fundit,nuk qenka dhe keq!
Nje bravo e madhe.
Te lumte mendja dhe pena !!!!!!!!!!!!!!
Medemek keto jane si pune barcaletash, apo grimca nga realiteti shqiptar, apo cfare? Zgjidhin ndonje problem keto apo vetem thjesht kalon kohen ky palla qe i shkruan dhe pastaj pergatit vepren e plote.
Menyre e vecante te shkruari.Ajo e servilit do ishte mire ta beje novele. Te gjithe i urrejme por jane kontagjoz. Na infektojne dhe krijojne kolektiva sjelljesh
Ilir Metaj plotesojne te gjitha kriteret e shkrimit tend disa gazetare por me i dukshmi eshte Zheji. Bravo per shkrimin me art, ke deshire ta mbarosh se lexuari.
…jam vetvehtja, nuk shtirem si te tjeret…
Keto fjale jane vertet tregues te nje morali e dinjiteti njerezor!
Por…si reflektohen ato sot ne njerez, qeveri, shtete e sistem politik te ” drejtave e lirive njerezore “?
Per njeriun qe eshte vetvetja nuk gjendet pune lehte!
Per shtete qe jane vetvehtja ka etikete – Autoritarist!
Sa per sistemin politik te globalizmit qelbur veshur me rrecka te arnosura te pseudo-lirive, te jesh vetvehtja e te mos shtiresh ke plot epitete, etiketa si p.sh : Antiglobalist, Ekstremist, Ksenofob shkurt, armik i lirive dhe te drejtave njerezore!
A ja vlen te jesh pra sot …jam vetvehtja, nuk shtirem si te tjeret …?
Ja vlen 100 here me shume pikerisht per arsyet e me siperme!
Sigurisht, kur kerkohet te jesh vetvehtja, supozohet qe nuk je i marre.