“Kam qeshur gjithmonë me këtë çështje. Ata nuk na japin viza, ata kanë ndërmarrë sanksione kundër nesh. Por tanket nuk kanë nevojë për viza”, tha me tone humori në një emision televiziv zv.kryeministri rus, Dmitri Rogozine.
Tanket nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Evropë, është shprehur me tone humori zëvendëskryeministri rus, Dmitri Rogozine duke theksuar se nuk ndjehej i prekur nga sanksionet perëndimore që e pengojnë të shkojë në Evropë apo SHBA.
“Kam qeshur gjithmonë me këtë çështje. Ata nuk na japin viza, ata kanë ndërmarrë sanksione kundër nesh. Por tanket nuk kanë nevojë për viza”, theksoi ai me tone humori gjatë një emisioni të transmetuar dje në mbrëmje në stacionin publik rus ”Rossia 1”. 
Zëvendësministri i ngarkuar me Mbrojtjen dhe sektorin hapësinor, Dmitri Rogozine është i njohur për deklaratat e tij provokuese dhe kritikat e herëpashershme ndaj Perëndimit.
Konflikti në Ukrainë dhe roli i dyshuar i forcave ruse në Ukrainë, hedhur poshtë nga Moska, ka ngjallur shqetësime në vendet baltike ku kujtimi i aneksimit nga Ushtria e Kuqe në vitin 1939 mbetet ende gjallë.
Disa dhjetëra personalitete ruse dhe ukrainase proruse mes të cilëve, Dmitri Rogozine janë prekur nga ngrirja e të ardhurave dhe ndalimi i vizave për të udhëtuar në Bashkimin Evropian dhe në SHBA, në përgjigje të aneksimit në muajin mars 2014 të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

Rusia e provon me ukrainen, por te vi ta provoje njehere te hyje me tanke ne gjermani,france,angli etj e pastaj te flasi ky rrozgopsi rrozi rrogozi.
KRRUAJE MIRE O BYRAZER QE MOS TE DJEGE ME PASTAJ.
Edhe ne Afganista hyte pa viza por dolet me bisht mes kembesh sikurse zagar i poshteruar
Se kush eshte ARIU RUS ,kete e tregoi lufta e dyte boterore.Kush mendon apo kerkon te “kruhet” me ariun rus,ta mendoje mire.A mund te behet me shume midis te “fuqishmeve” per te gjetur mirekuptimin?Kjo eshte e rendesishme dhe kjo “sanksionet”ekonomike si bene romaket ne Izrael qe per te shtene ne dore lartesine e MASADES ne mes te shkretetires ku ishin strehuar israelitet e rrethuan ate duke ju nderprere ujin dhe ushqimet.Por ata nuk u dorezuan.Te 1300 izraelite u hodhen nga shkembi.
Gjate ofensives se pare drejt “Ariut Rus” armatat gjermane u kthyen prapa me kater milione “Teddy Bear” rober me vete.
Tani e di gjithe bota qe po ti sulmosh ne vere, dhe jo ne dimer, nga Kremlin do quhej Berlin.
Ndoshta per tu mbrojtur jane trima ndonjehere, si cdo popull i botes, por per te sulmuar jashte territoreve te tyre, me trego nje rast triumfi sllav, dhe te heq kapelen.
Propagande leshi sllave, e provoi dhe Milloshevici, vdiq si qen ne burgjet e Evropes.
TUNG
O sopiqoti, kam një shok psikiatër. Si e ke imeilin që të dërgoj adresën ose numrin e telefonit por nuk të garantoj shërim se ai nuk merret me rastet e rënda. Sidoqoftë mos lër takim me doktorin sot se për analizat duhet të mos kesh pirë alkol 24 orëshin e fundit. 🙂
Dhimitër Rogozhina.