Roja Bregdetare e SHBA vlerëson sigurinë portuale në Shqipëri

Ornela

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USCG) konfirmon se Shqipëria ka bërë përmirësime të konsiderueshme në zbatimin e Kodit Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijeve dhe të Porteve (Kodi ISPS).

Konkluzioni është pjesë e rezultateve të monitorimit të sigurisë portuale të kryer në Shqipëri në Korrik 2018 nga përfaqësuesit e Programit Ndërkombëtar të Sigurisë Portuale (NSP) të Rojes Bregdetare të SHBA.

Në letrën e dërguar nga Kapiten M.W.Brown, Shef i Zyrës të Sigurisë në Porte Ndërkombëtare dhe Vendore të Rojes Bregdetare Amerikane për Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri thuhet se “vendi juaj (Shqipëria)ka marrë masa të qarta dhe efikase për garantimin në vazhdimësi të sigurisë në porte”.

Klasifikimi i kryer nga Roja Bregdetare Amerikane konsiderohet shumë i rëndësishëm për portet dhe hapësirën detare shqiptare pasi është një mesazh inkurajues që çon në rritjen e interesit të operatorëve ndërkombëtar të transportit detar te mallrave, pasagjereve dhe specifikisht të turistëve me anije kroçiere për të eksploruar territorin e vendit tonë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *