Nga kryeqyteti më i ndotur në Europë, Tirana mund dhe duhet të bëhet ndër qytetet më të pastra të Europës. Lëvizja e sotme e Kryebashkiakut me krijimin e pedonales së madhe në qendër të Tiranës nuk mund të mos shihet si përgatitje për rokadën e madhe që do çonte në suksesin e dëshiruar. Duhet guxuar që makinat të shkëmbejnë vendet me biçikletat . Madje është shumë e mundur, ajo që kërkojnë të rinjtë e Eco-volis për Tiranën “ 1 makinë për çdo 2 biçikleta” të ndodhë brenda 3-4 viteve.
Nuk ka zgjidhje tjetër për Tiranën. Rritja dhe ngjeshja e madhe e qytetit të Tiranës ka bërë të koncetrohet dhe ndotja e ajrit, që është sipas OBSH-së në kufijtë e rrezikshmërisë për jetën. Dhe ndotësit kryesor janë makinat. Njerëzit nuk mund të hiqen dhe për të shpëtuar njerëzit duhet të hiqen makinat ( kupto pakësohen makinat). Heqja e makinave (pakësimi) bëhet duke shtuar biçikletat.
Lëvizja tjetër e nevojshme është shpërndarja thuajse falas e 10.000 biçikletave. 0.5 milion USD ja vlen për të bërë ndryshimin e madh për Tiranën. Të parët që të marrim biçikleta falas le të jenë ata që kanë makina. Ata janë që po “sakrifikojnë” edhe pse shumëkush do të thoshte që edhe ata fitojnë, se kursejnë lekët për karburant, përmirësojnë shëndetin e mbi të gjitha edhe fëmijët e tyre fitojnë ajrin e pastër.
Lëvizja tjetër e detyrueshme është marrja e detyrueshme e hapësirës së mjaftueshme rrugore për korsitë e biçikletave shoqëruar me infrastrukturën e nevojshme, me kosto lehtësisht të përballueshme për një kryebashki, madje dhe me kontribute qytetarësh si po ndodh aktualisht në trotuaret në Laprakë.
Qendra e Tiranës sot ishte aq e bukur pa makina sa nuk mbahet mend për çerek shekulli. Jo çuditërisht edhe trafiku në pjesë të tjera të Tiranës ka qenë si një ditë e zakonshme, madje edhe më mirë. Qytetarët e të gjitha moshave lëviznin të shpenguar në qendrën e gjetur sërish. Ishte si festë tek shije dhe karrocat ambulante dhe vende ku mund të uleshe e të pije ndonjë birë. Një pedonale e madhe që e meriton Tirana e madhe, që e ka pasur edhe më të madhe kur ka qenë shumë më e vogël.
A do ta bëj z. Veliaj rokadën e madhe? Shenjat janë se Po.

VELIAJ,do e beje Tiranen model ne Europe,se ka vizion,eshte punetor,ka kerkese llogarie me pare ndaj vehtes,eshte me kultuere te punuari e jetuari,kerkon ndihme(jo fudull),ka eksperience drejtimi ne administrate,punon kologjialisht-jo atoritar,mbeshtetet nga Rama..!