Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidhas Rokanas, zhvilloi dje një vizitë në qytetin e Vlorës, ku u takua me drejtues të qeevrisjes vendore, mes të cilëve Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, Prefekten e Qarkut, Etjona Hoxha, si dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj.
Në këto takime u nda i njëjti qëndrim, ai i nivelit të mirë të marrëdhënieve që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve respektivë, me histori të lashtë dhe me tradita. Në këtë kuadër, u shtrua nevoja e forcimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe me përfitim të ndërsjelltë.
Ambasadori i Greqisë në Tiranë, theksoi se mbështetja e Greqisë për Shqipërinë në rrugën e saj evropianë, ka qenë e vazhdueshme dhe do të jetë e tillë edhe në të ardhmen, deri në finalizimin e saj, me anëtarësimin në BE.
“Anëtarësimin në BE, ju duhet ta konsideroni një shans dhe jo një detyrim”, theksoi Rokanas. /H.M/ Dita

“Ruajuni nga greket edhe kur ju bejne dhurata”.
Nuk di por kete e ka thene latini 2 mije vjet me pare!