Roli i aleatëve: PS shton mandate, PD heq mandate

redaktor

Partia Socialiste dhe koalicioni i saj ka arritur një nga rezultatet më të thella në zgjedhje që prej vitit 1992. Deri në orët e para të mëngjesit të sotëm koalicioni i opozitës “Aleanca për një Shqipëri Europiane” kishte të sigurta 84 mandate ndërsa lufton për dy më shumë në Tiranë dhe Elbasan.

PS si numër mandatesh ka arritur të marrë mandate sa në vitin 2009 dhe pjesën tjetër i ka marrë LSI, por kjo ka pasur dhe kontributin e aleatëve më të vegjël të cilët edhe pse nuk kanë marrë mandat kanë mbushur thesin e votave të PS-së. Ndryshe nga katër vite më parë aleatët e PS kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme votash që po të ishte në një sistem tjetër do të arrinin të siguronin patjetër një mandat. Partia Demokracia Sociale, Aleanca Popullore, Partia Socialdemokrate por dhe PSV’91 kanë marrë më shumë se 35 mijë vota të cilat janë futur të gjitha për të nxjerrë mandate PS në qarqe të ndryshme.

Kështu, PDS ka marrë deri në këtë fazë të numërimit rreth 11 mijë vota, PSD, e Gjinushit ka marrë 9 mijë vota po aq sa dhe Aleanca Popullore e Artur Dojakës. Petro Koçi ka arritur të sigurojë 5 mijë vota. Nëse në kampin e majtë votat e aleatëve kanë ndihmuar Partinë Socialiste dhe LSI-në të shtojnë numrin e mandateve ndryshe ka ndodhur në kampin e djathtë. Militantët dhe votuesit e PD kanë dhënë kontribut që të dobësojnë partinë e tyre dhe të japin mandate për aleatët. Pesë kryetar të partive aleate të PD kanë qenë në listën e kësaj partie për të dalë si deputet nga selia blu ndërsa po ashtu kanë marrë mandat dhe nga partitë e tyre.

Kjo ka bërë që PD të arrijë në minimumin e vet historik prej vitit 1997. Nëse do të fitonte sërish, aleatët e saj do të kishin disa borxhe elektorale ndaj Partisë Demokratike, ndërsa në kampin e majtë është PS ajo që ka marrë një ndihmë të madhe nga kontributi i aleatëve më të vegjël.

Share This Article
9 Comments
  • Kjo eshte nje fitore historike, nje fitore pertej pritshmerive te cilido prej nesh….Nje fitore qe i siguron te majtes 85 mandate, kjo tregon se ajo i ka te gjitha mandatet kushtetuese per te bere reforma te medha dhe per ta Rilindur vendin.

  • PS arriti te krioj nje koalicion fitues dhe kjo ishte merita e liderit te saj Rama i cili u kritikua ne fillim per koalicioni por tani te gjithe kritiket duhet te terhiqen dhe te kerkojne falje sepse realiteti tregoje qe Rama kishte te drejte

  • Nuk mund te humbet kontributi i aleateve te tjere te vgjel sado i vogel te jete numri i votave te tyre….ata besuan tek Skuadra e Rilindes dhe u bashkuan em te per te rrezuar Berishen dhe ja dolen me se miri..Fituan te gjithe aleatet e majte dhe te gjtihe shqiptaret.

  • Rama arriti nje fitore fantastike dhe kjo vete si pasoj e gjetjeve te tija shume te goditura ne formimin e koalicioneve arriti te krijoje nje lume te madh partish te reja por qe secila pak apo shume kontribuoje ne shtimin e votave te koalicionit te majt. Fitore e merituar Bravo

  • Secili aleat ka rolin e tij ne kete super fitore, ka dhene gjithsekush ndihmesen e tij per ta rezuar Saliun dhe per ta Rilinduir shqiperin, cdo alet dhe cdo shqiptare i thjeshte me punene e tij,me voten e tij i ka bere nje sherbim te cmuar vendit. Respekt

  • Prandaj ishte i nevojshrem nje koalicion me baze te gjere, vetem i tille, duke maksimizuar te gjitha votat e opozitareve do te mund te mposhtej makineria qeveritare e saliut.
    Tani skuadres se Rilindjes i mbetet vetem te perveshe menget per te rilindur Shqiperine.

  • aleatet kane kontributin e vet dhe nuk ua mohon kushe, ata qe votuan per ps ishin edhe te djathte dhe kete gje rama e di fort mire…ata qe iken tek lsi , iken per te gjetur nje pune si partija e punes se shqiperise hahhhahahahah… kjo fitore dhe ky moderim erdhi nga rama ,, ishte rama ai qe e perklleli per disa vite rresht shkodren dhe ishte i pari socialist qe ua dha doren me dashamirsi shkodraneve dhe ta e kuptuan me ne fund se duhet t ia jepnin nje mudesi dhe ja dhane… para 4 vjeteve ne shkoder rama ka mbajtur nje fjalim te mrekullueshem dhe une kam patur fatin ta degjoj pamavarsisht se isha ne tjeter kah, por une di se qe ne ate fjalim brilant,,, ne zemer ndjeva dicka dhe thash me vete ky njeri e meriton nje shanc,,,, vendosa ta jape ate…. ja dola te kthej axhe, daje dhe teze, kushrinje ne votues te rames.. megjithse ishin te djatht… ja dola te binde njerz ne udhtime te ndreyshme ne kafe dhe ne universiktet … une me miqt e mi flisnim hapur kunder pd ne shkoder , madje une botova edhe disa artikuj… kontributi im ishte minimal , por ama jame krenare qe kontribuaova aq pak dhe aq sa munda per te rilindur sa do pak shqiptare,,, rama e meritonte nje shanc dhe ne te gjithe sebashku ja dham….. urime dhe pune te mbare ramaaaaaaaaaaaaaaaa

  • Secili aleat ka luajtur rolin e tij ne kete fitore historike, e sigusrisht qe ka nje pjese te merites ne kete fitore ashtu sic ka nje pjese te merites edhe populli shqiptare dhe cilido votues i thjeshte i PS, ashtu sic ka meriten e tij cdo shqiptare qe ka punuar per kete dite…Ta gezojme Rilindjen bashkekombas.

  • Urime per detyren e re plot pergjegjesi Kryeministri i ri i Shqiperis Edi Rama pune te mbare ne Rilindjen e ketij vendi….Rrroft Fitorja, rrofte Rilindja, rrofte Edi Rama Kryeminister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *