Roli i Asadit në Siri përçan BE-në

Ornela

Roli që zhvillon presidenti Bashar al Assad në luftën në Siri jo vetëm që ka arritur në gjirin e Bashkimit Europian, por po bëhet objekt ndarjeje mes 28 ministrave të Jashtëm. Fuqi si Franca dhe Mbretëria e Bashkuara refuzojnë në mënyrë kategorike që Asadi të jetë pjesë e strategjisë së luftës kundër Shtetit Islamik, por vende të tjera si Spanja mbështesin që është absolutisht e domosdoshme që president ti sirianë të ulet në tryezën e bisedimeve për stabilitetin e ardhshëm të vendit arab të një tranzicioni që çon në zgjedhjet të lira.

Ministrat e Jashtëm të BE u takuan sot në Luksemburg për të analizuar ngjarjet e fundit në Siri, krizën e emigrantëve dhe qeverinë e unitetit të sapo shpallur në Libi. “Ndërhyrja ruse në Siri i ndryshon rregullat e lojës”, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini para takimit. Rusia filloi para 10 ditësh një fushatë bombardimesh. Megjithatë Shtetet e Bashkuara dhe NATO njoftuan menjëherë se objektivat e saj nuk ishin ekstremistët e ISIS, por opozita e regjimit të Bashar al Assad, të cilën kanë më shumë se një vit që e armatosin dhe stërvitin.

“BE i kërkon Rusinë që të përqendrojë përpjekjet e saj në arritjen e objektivit të përbashkët që është dialogu politik”, thuhet në draftin që iu prezantua Këshillit të Jashtëm për miratim. /DITA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *