“Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar raportet midis tyre”, i tha Radios Evropa e Lirë një zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e Serbisë dhe të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e DASH-it.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar të enjten mbrëma ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e posaçëm presidencial për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në muajin gusht të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar gjithashtu të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
DASH thotë se zoti Palmer do të punojë ngushtë me zotin Grenell për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“I dërguari i posaçëm Palmer gjithashtu do të vazhdojë të punën e tij të rëndësishme për t’ia afruar rajonin Perëndimit, duke punuar me qeveritë në avancimin e reformave dhe për t’i forcuar ato kundruall ndërhyrjeve të jashtme malinje dhe duke i ndihmuar t’i tejkalojnë çështjet të cilat janë duke penguar aspiratat e tyre evropiane dhe euro-atlantike”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit, dërguar Radios Evropa e Lirë.
o.j/dita

“ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell”
Shkeputa kete fjali te thjeshte per ti dhene te sakte kuptimit te krijimit te SHBE-uropes.Qe nuk ngjajne askund si nata me diten me USA.
Ne cdo shtet te Europes gjindet nji Ambasador i USA.Ne fakt duhet te ishte vetem nji ambasador perfaqesues i Ameriks ne SHBE.Ndersa ne 50 shtetet e Amerikes ka vetem nji ambasdor te huaj te cdo shtetit.
E njejta gjendje ekziston dhe me Kinen qe ka disa shtet.
Po due me tregue se sa artificiale asht krijimi i unitetit te SHBE.
Kur u bashkuan USA ne 100 vjetet e para ishin me keq se sa e pershkruan MH SHBE-urpes lexo pak histori pas 100 vjeteve te para filloi vretet bashkimi i USA, edhe sot ka probleme brenda USA persa i perket identiteti shteteror … Keshtu qe eshte akoma shpejt per te gjykuar falsitetin e bashkimit europian do vij dhe ai ndoshta jo shume shpejt eshte i domosdoshem …
“Nga je, nga fshati i gruas…” i thone nje shprehje popullore.
Dhe gruaja e ketij Palmerit eshte serbe…
Cka do diskutohet!? Duhet me i treguar serbise se ka marr fund ndikimi i sajmbi kosoven edhe pike, perndryshe do kemi destabilitet cdo here . Mos te mendojme se heqim dore nga ajo qe eshte e jona e per te cilin aq shume gjenerata u sakrifikuan gjate shekujve.