“Rolling Stones”, edhe në Evropë

anazapta

The Rolling Stones kanë bërë me dije se do të mbajnë dy festivale evropiane këtë verë.

Bendi do të performojë në festivalin “Pinkpop” në Holandë më 7 qershor si dhe në festivalin “TW Classic” në Belgjikë më 28 qershor, si pjesë e turneut të tyre botëror, “14 On Fire”.

Duke folur për shfaqjet e tyre, Mick Jagger ka thënë se i pëlqen tej mase festivalet gjatë stinës së verës dhe mezi pret të paraqitet në Evropë për turne.

Ndërkaq, Keith Richards ka thënë se ai “mezi pret të kthehet në Evropë” tani që Banda janë “në top formë”.

Turneu aktual i bendit ka nisur në Abu Dhabi muajin e kaluar, dhe momentalisht janë në Azi para se të nisen për në Australi dhe Zelandë të Re gjatë javëve të ardhshme.

Javën e kaluar, bendi performoi këngën e tyre “Silver Train” për herë të parë pas 41 vjetësh, gjatë paraqitjes së tyre në Tokio, Japoni. / KOHA

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *