Pesëdhjetëvjetori i grupit legjendar “Rolling Stones” ka sjellë edhe publikimin e një libri, që nuk kishte si të mos bëhej edhe film. Titullohet “Crossfire Hurricane”, është prezantuar në Britaninë e Madhe në tetor, ndërsa nga fundi i prillit do të zbresë edhe në sallat e kinemave.
Me producent Mick Jagger, filmi dokumentar është versioni zyrtar i historisë së grupit të rokut. Rrëfimi i historisë është përqendruar më shumë në 20 vitet e para të grupit, të cilat përcaktuan edhe suksesin e tyre botëror.
Filmi tregon momentin e arrestimit të Jagger e Richards në 1967, gjë që i transformoi përfundimisht në “djem të këqij”. Më pas vjen riarrestimi i Keith në 1977 në Kanada, moment që shënoi ndarjen e grupit dhe përpjekjet për të dalë nga varësia e drogës, ndërsa disa tentuan të ndërtonin një karrierë të re.
Filmi është i pasur me muzikë dhe imazhe të jashtëzakonshme, disa të para e të tjera që shfaqen për herë të parë. Por mbi të gjitha qëndron rrëfimi i vetë protagonistëve: Mick Jagger, Keith Richards , Charlie Watts, Ron Wood, por edhe Bill Wyman e Mick Taylor. Një histori e pasionit për muzikën mes drogës, alkoolit, koncerteve, arrestimeve dhe festave të shfrenuara.
Dokumentari është cilësuar si mënyra më e mirë për të kuptuar se përse Rolling Stones u kthyen në legjendë dhe si i mbijetuan delirit të viteve 60-70, për të ardhur në ditët tona me një forcë dhe energji të paimitueshme. / Përgatiti: Gazmira Sokoli
ky pervjetor eshte nje hostori me vete,brezi yne e ka jetuar efektin mes nesh dhe regjimit,mendoj se nje kauze po kaq te rendesishme kemi para 23 qershorit per tu ndare njehere e mire me mbeturinat e komunizmit,te cilat po ne marrin frymen nen flamurin e demokracise.Eshte detyre e cdo qytetari te shprehe vullnetin e tij politik diten e votimit,ne te mir te kombit,lirise dhe demokracise vertete,per te shkatruar kasten e oborrit dhe perfituesve ne menyre te padrejte,deke vedosur drejtesine mbi pandeshkueshmerine