Italia ka dhënë miratimin e saj për përdorimin e dronëve në bazën amerikane të Sigonella, në Siçili, për të luftuar organizatën Shteti Islamik (ISIS) në Libi, deklaroi ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti.
“Amerikanët duhet të kërkojnë autorizim në qeverinë tonë për çdo rast që do të kërkojnë të përdorin një mjet që niset nga Sigonella”, theksoi ministrja në një intervistë për të përditshmen “Il Messaggero”.
“Këto bombardime do të limitohen vetëm në operacione të nevojshme të mundësisë së fundit për mbrojtjen e instalimeve dhe të personelit amerikan dhe të gjithë koalicionit në Libi dhe në të gjithë zonën”, shtoi Pinnotti.
Të premten, disa avionë luftarakë amerikanë bombarduan një kamp stërvitor të ISIS-it pranë Sabrata-s, në perëndim të Tripolit.
Sipas Pentagonit, sulmi bëri dhjetëra të vdekur mes të cilëve edhe Noureddine Chouchane, që konsiderohet si një nga kuadrot operacionalë të ISIS-it, që është mbrapa dy sulmeve të fundit në Tunizi, ai i muzeut Bardo (22 të vdekur) dhe në plazhin dhe hotelin pranë Sousse (38 të vdekur).
