“Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë e pas komunizmit”, është tema e Festivalit të kinemasë shqiptare, që u mbajt për 4 ditë radhazi, më 4-7 prill 2019, në qendrën “Shtëpia e Kinemasë” (Casa del Cinema) në Romë.
“Albania si gira”, është edicioni i parë i këtij festivali që do të hedhë vështrimin mbi Italinë dhe italianët, përmes prodhimtarisë së pasur kinematografike shqiptare në epokën e propagandës së regjimit komunist, si dhe në postkomunizëm.
Festivali i ideuar dhe i kuruar nga shoqata kulturore “CulturaPro” në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë, me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri, me Qendrën Kombëtare Arkivore të Kinematografisë dhe Institutin Italian të Studimeve Historike mbi Europën Qndrore dhe Lindore, do të sjellë për publikun italian e atë shqiptar, filmat “Gjeneral Gramafoni”, “Koncert në vitin 1936”, “Amaneti”, “Njeriu me top”, “Letra ere”, “Lindje Perendim Lindje”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Bota kafe” etj.
Nëse gjatë regjimit komunist italianët shfaqeshin si armiq, pushtues e përkrahës të politikës imperaliste, pas rënies së diktaturës, Italia është vendi i mundësive të mëdha dhe vendi më i afërt i takimit të shqiptarëve me Perëndimin.
e.t/dita

Jane bere te padurueshem me shprehje te tilla si:
.
pas komunizem…regjim komunist etj etj..
.
Eshte fakt qe komunizmi qe pretendohej nuk u ndertua kurre ne shqiperi pasi jetuam ne etapen e socjalizmit..
.
Pra pse quhet ne menyre elezbiberce ..makartiste apo xhorxhsorriste me perbuzje “regjim komunist” kur nuk ka egzistuar nje i tille..
.
E dyta
Pse kjo gjenerate e degjenuar sot nuk e quan kete etape qe po kalojme si Demon-Kraci ku mbi gjysma e trurit te kombi eshte larguar ne perendim ?
.
Lexoni me kujdes cfare thote autori anonim i Dites se ne kohen e kamanizmit italianet jane trajtuar si pushtues….. O ZOT SHPETOJE ATE VEND…nuk mund te vazhdohet me komenti…Turp !
.
TREGUHUNI TE PAKTEN SKLLEVER DINJITOZE…quajeni ate periudhe qe sundoi PARTIA E PUNES si etapa e socjalizmit…ose quajni kete te sotmin Bordello Demonkratike…
Shkrim propagande! Ja kaluat edhe PPSH-se!