Roma dëshiron Adnan Januzajn, por Sociedad i prish punë

Gazeta Dita

Roma ka shfaqur interes për mesfushorin me tipare sulmues të Manchester United, Adnan Januzaj. Verdhekuqtë duan t’i japin një shans 22-vjeçarit për të shkëlqyer në elitën e futbollit italian. Belgu ndërkombëtar me origjinë nga Kosova është pjesë e United që nga viti 2011 kur doli nga akademia e Djajve.

Januzaj shpenzoi një huazim në Gjermani te Borussia Dortmund dhe së fundi në Premier League te Sunderland por nuk arriti të linte gjurmë. Trajneri portugez Jose Mourinho pak kohë më parë deklaroi se nuk e shikon 22-vjeçarin si pjesë të skuadrës për sezonin e ri sportiv dhe klubi po pret ofertën e duhur për ta shitur.

United pritet të kërkojë një tarifë prej 8 deri 12 milionë sterlinash për të lejuar që belgu të largohet nga “Old Trafford” këtë verë. Januzaj ende ka një vit të mbetur në kontratën pesëvjeçare të firmosur në tetor 2013 kur United drejtohej nga David Moyes. Sipas “DhNet” në Belgjikë drejtori sportiv i Roma-s, Monchi, po kërkon ta sjellë Januzajn në kryeqytetin italian.

Megjithatë për t’u realizuar ky operacion Roma duhet të fitojë konkurrencën me Real Sociedad nga Spanja dhe Celtic në Skoci sipas mediave angleze. Në sezonin e fundit 22-vjeçari grumbulloi 25 ndeshje me Sunderland në Premier League, prej të cilave vetëm 18 si titullar por pa mundur të shënoj gol.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *