Roma e ka ndalur rrugëtimin e UEFA Champions League në fazën play off aty ku u eliminua në mënyrë befasuese nga Porto në sfidën spektakolare të këtij raundi.
Verdhekuqtë e mbyllën me një humbje 3-0 dhe 9 lojatarë ndeshjen e zhvilluar në “Olimpico” duke marrë një goditje të rëndë. Luzitanët e nisën sfidën me një gol të shpejtë të shënuar nga Felipe në minutën e 8 dhe ky ishte momenti kur situata u komplikua për verdhekuqtë. Me kalimin e minutave u shtua edhe nervozizmi në fushën e lojës dhe këytë e tregoi kapiteni De Rossi 7 minuta nga fundi kur e la skuadrën e tij me 10 lojtarë për shkak të një kartoni të kuq.
Një moment vendimtar ky për fatin e takimit pasi Emerson shtoi një tjetër të kuq për Romën që në minutën e 50 mbeti me 9 lojtarë, ndërsa në minutën e 73 Porto dyfishoi me anë të Layun dhe Corona pak sekonda më pas ndëshkoi sërish verdhekuqtë. Kaq mjaftoi që kapitulli kualifikim të mbyllej për italianët që janë të detyruar ta vazhdojnë aventurën europiane në Europa League. Skuadrat e tjera të kualifikuara janë edhe Celtic. Leagia Warsaw, Monaco dhe Ludogorets.
