Roma humb shansin për kreun (VIDEO)

Dita

Roma ka barazuar me Bolonjën në fushë kundërshtare me rezultatin 2-2.

Ka qenë Masina ai i cili shënoi fillimisht për vendasit e Bolonjës që në minutën e 14-të të takimit.

Me rezultatin 1-0 në favor të vendasve u mbyll pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë, për Romën shënoi Pjanic nga pika e bardhë, duke barazuar 1-1.

Në minutën e 70-të, Maietto nga Bolonja ndëshkohet me të kuq, pas një ndërhyrje në zonën e rreptësisë.

Roma shënon edhe golin e dytë po me penallti, këtë herë me anë të Dezko.

Kur dukej se Roma po përmbyste gjithçka, Destro barazoi në 2-2.

Pas barazimit, Roma ngelet në vendin e tretë me 27 pikë, aq sa Fiorentina dhe Inter, por me një ndeshje më shumë

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=R22pscZC048&feature=youtu.be

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *