Burimet tradicionale të ujit në Romë do të mbyllen për herë të parë në më shumë se 140 vjet, pasi i nxehti ka pushtuar mbarë Italinë.
“Ne i dimë shqetësimet që do të shkaktojë, por duhet t’i mbyllim shatërvanët për shkak të thatësirës së jashtëzakonshme” – shkroi Paolo Saccani, kreu i ndërmarrjes së shërbimeve që menaxhon burimet. Autoritetet lokale janë alarmuar nga rënia e nivelit të ujit në liqenin furnizues, gjatë muajve të fundit, por ndërkohë që qyteti ia ka hedhur fajin valës së nxehtësisë, të tjerët kanë fajësuar infrastrukturën e dobët të kryeqytetin italian.
