Roma merr kreun e renditjes në Seria A

redaktor

Roma mori kreun e renditjes në Serie A duke mundur 2 – 1 Fiorentinën.

Suksesi është akoma më i rëndësishëm, pasi u arrit në fushë kundërshtare me golat e Gervinho dhe Salah.

Roma u tregua e fortë në mbrojte dhe tepër e rrezikshme në kundërsulm dhe tani është në kuotën e 20 pikëve duke bërë të harrohet nisja problematike e kampionatit.

Milan është rikthyer te fitorja që lehtëson pozitat e trajnerit Mihajlovic.

Megjithatë suksesi 2 – 1 u arrit vetëm në minutat e fundit, ndërsa Sassuolo ishte me 10 futbollistë prej minutës së 30’. Milan aktivizoi në portë 16-vjeçarin Gianluigi Donnarumma, i cili është portieri i dytë debutues më i ri në Serie A.

Shpëtimtari i Milan ishte Luiz Adriano me golin e tij në minutën e 86’. Te fitorja rikthehet edhe Juventus, që mundi Atalanta me rezultatin 2 – 0 me nga një gol në secilën pjesë.

Dybala i cili ishte më i miri në fushë duke i dhënë ritëm sulmit dhe shënuar golin e parë për torinezët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *