Kampionati italian I futbollit I nisi mbrëmë ndeshjet e mesjavës me fitoren e Romës. Skuadra kryeqytetase fitoi 2-1 ndaj Torinos në përballjen e luajtur në stadiumin “Olimpiko”, ndonëse e pati shumë të vështirë. Matia Destro kaloi vendasit në epërsi, por Çiro Imobile barazoi në pjesën e dytë. Fitorja u arrit vetëm në minutën e fundit falë golit të Florencit. Sonte zbresin në fushë skuadrat e tjera dhe bien në sy ndeshjet Katania-Napoli, Fiorentina-Milan dhe Juventus-Parma. Juventus kryeson me 78 pikë, Roma e ndjek me 67.

Bravooo se na thate syte!! Humbet fare! Uroj te vazhdoni keshtu sa me gjate. Ju admiroj qe femije. Viva la Roma !!