Roma forcoi pozitat e saj në vendin e dytë të Serisë A italiane, me fitoren 2-0 në fushën e Kievos. Golat në Veronë u shënuan nga Zhervinjo dhe Destro, që të dy në pjesën e parë. Pas këtij suksesi, Roma ka 64 pikë në renditje, 6 pikë më shumë sesa Napoli që do ta luajë sot ndeshjen e tij ndaj Fiorentinës. Roma ka arritur të përmisojë lojën e saj dhe ka treguar vijueshmëri gjatë gjithë kampionatit.
