Qytetarët italianë do të votojnë sot për të përcaktuar kryetarët e 136 komunave në të gjithë vendin, në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore. Vëmendja e të gjithëve është përqëndruar në Kryeqytet, ku mund të zgjidhet edhe kryebashkiakja e parë grua në historinë e Romës. Virginia Raggi, nga Lëvizja Pesë Yjet, grumbulloi 35% të votave në raundin e parë dhe është favoritja kryesore për të fituar. Ajo la pas kandidatin e propozuar nga Partia Demokratike e Kryeministrit Renzi, Roberti Giachettin.
Italia do të mbajë sot raundin e dytë të zgjedhjeve vendore, teksa të gjith kanë drejtuar sytë nga bashkia e Kryeqytetit. Raundi i parë në Romë u kryesua ngaVirginia Raggi, e cila vjen nga Lëvizja e Pesë Yjeve dhe grumbulloi 35% të votave. 35-vjecarja la pas, kandidatin e Partisë Demokratike të kryesuar nga Kryeministri Mateo Renzi, Roberto Giachettin.
Në rast se Virginia Raggi do të arrijë të përsërisë suksesin e saj edhe në këtë raund të dytë, atëherë ajo do të zgjidhet kryebashkiakja e parë grua në historinë e Kryeqytetit. Në bazë të sondazheve paraprake ajo është edhe kandidatja favorite për të fituar. Një triumf i Virginia Raggit, mund t’i japë lëvizjes Pesë Yjet një avantazh për të paraqitur një platformë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2018. Nga ana tjetër, humbja e kryeqytetit mund të jetë një hap prapa për partinë e Kryeministrit Renzi.
Qytetarët e Romës kanë qënë të pakënaqur me administrimin e qytetit të tyre. Kryebashkiaku i rradhës do të gjejë një qytet, borxhet e të cili arrijnë në më shumë se 13 miliardë dollarë, shifër kjo e barabartë me dyfishin e buxhetit vjetor të Romës.
Qytetarët kanë rradhitur si probleme madhore mangësitë e theksuara në transportin publik, në grumbullimin e mbeturinave, në infrastrukturë etj. Zgjedhjet vendore do të zhvillohen për të përcaktuar drejtuesit vendorë në 136 komuna.
