20.000 mijë tifozët heroikë që kanë blerë biletën për ndeshjen Roma-Chievo, që do të luhet më 8 maj në orën 12:30, duke se kanë bërë një investim të mirë. Duhej të ishte dita e Totti-t, më saktësisht ndeshja e fundit në “Olimpico” e kapitenit verdhekuq, por situata ka ndryshuar dhe tani pritet që ajo të jetë një ditë feste sepse aventura e numrit 10-të me klubin italian do të vazhdojë edhe për një vit.
Dje, në fakt, janë kthyer nga Boston drejtori i përgjithshëm Baldissoni dhe Ricky Massara, krahu i djathtë i drejtorit sportiv Walter Sabatini, dhe atmosfera në Trigoria ka ndryshuar. Arsyeja? E thjesht. James Pallotta duket se ka dhënë miratimin e tij për rinovimin e kontratës së Totti-t deri në 2017-ën, por lajmërimi do të vijë javën e ardhshme, pas ndeshjes Genoa-Roma, në mënyrë që ndeshja kundër Chievo-s të kthehet në një eveniment.
Ndërkohë, përforcimi i parë i Roma-s për sezonin e ardhshëm mund të jetë një kampion i Italisë. Bëhet fjalë për Martin Caceres, 29 vjeç, mbrojtës i Juventus, kontrata e të cilit është drejt skadencës. Që nga dimri i kaluar emri i tij është përfolur për një kalim te verdhekuqtë, por është kuptuar se sulmi i vërtetë do të bëhej në verë.
Për këtë arsye tani kanë filluar të qarkullojnë zëra se drejtori sportiv Sabatini ka arritur një marrëveshje trevjeçare me uruguaianin në ditët e kaluara. Pikërisht falë faktit se ai mund të mbulojë më shumë se një pozicion, Caceres ka karakteristikat që pëlqehen nga trajneri Spalletti, i cili vlerëson shumë edhe eksperiencën e tij ndërkombëtare. Në fund, Rudiger, i cili do të blihet përfundimisht nga Stuttgart, është shumë afër kalimit te Chelsea.
