Skuadra italiane nën drejtimin e Jose Mourinhos arriti një fitore magjike në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë.
Drejtori i projekteve në FSHF, Erand Ibrahimi, në një intervistë televizive u shpreh se çdo gjë shkoi sipas planit.
Më tej tha se ndalimi i qarkullimit të makinave bëri që fluksi i tifozëve të përballohej me sukses. Ibrahimi shtoi se organizimi në stadium ishte perfekt.
Erand Ibrahimi: Pikëpyetjet ishin të shumta dhe mund të them se nëse UEFA dhe ne kishim plan A, B, D, për të përmbushur çdo lloj pritshmërie, mund të them se ne i qëndruam nga fillimi vetëm plani A. Trafiku i Tiranës e përballoi me shumë sukses të gjithë fluksin e tifozerive. Nuk patëm incidente, ndërsa organizimi në stadium mund të them se ishte një prefeksion sa mund të ishte dhe një finale e Champions league.
I pyetur se a do të luhen ndeshje të ekipeve shqiptare në stadiumin ‘Air Albania’ Ibrahimi është shprehur:
Ne presim të luajmë në Air Albania ndeshjen me Izraelin. Do të jetë një stadium edhe më mahnitës dhe tërheqës për të gjithë ata që do të ndjekin ekipin kombëtar dhe klubet pa dyshim.
j.l./ dita