Roma tërbohet në merkato, “poker” blerjesh në 1 javë

Gazeta Dita

Roma tërbohet në merkato. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes me PSV për Hector Moreno dhe “sprintit” për Seri të Nice, ja ku vjen një tjetër goditje në orët e mbrëmjes. Bëhet fjalë për holandezin e lindur në vitin 1995, Rick Karsdorp, mbrojtësi i djathtë i Feyenoord.

Roma ka zyrtarizuar blerjen e Moreno, ka arritur marrëveshjen me Nice për Seri, pret firmën e Karsdorp të Feyenoord, ndërsa objektivi i radhës do të jetë rikthimi i Pellegrini

Holandezët kanë pranuar nisjen e bisedimeve dhe kërkuan 15 milionë euro. Roma duke e gatshme të paguajë dhe futbollisti do të firmosë për verdhekuqtë deri në vitin 2022. Në momentin që do të kalojë vizitat mjekësore Rick Karsdorp do të jetë futbollist i Romës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *