Roma triumfon në ‘Air Albania’, fiton Conference League ndaj Feyenoordit! Kumbulla del me medalje nga toka shqiptare

Amelda Amelda

Roma është fituese e edicionit të parë të Conference League. Në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho mundi 1-0 Feyeenordin.

Në Air Albania pati gjithçka, por në fund ata që festuan ishin tifozët italianë, që kishin kohë që po e prisnin një trofe të tillë. Zhgënjim total në krahun e holandezëve, të cilët duhet të kënaqen me pjesëmarrjen.

Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla nuk luajti asnjë minutë në këtë sfidë, por ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për grupin për të shkuar deri këtu.

Minutat e para panë holandezët më me iniciativë, por pa rrezikuar shumë portën rivale.

Në minutën e 24-të, Pellegrini nis një top për Zaniolon, por ky i fundit nuk e mbërrin dot. Shans i mirë, i shpërdoruar.

Në të 32-tën, Zaniolo përfiton mirë në zonë dhe shënon.Gjithçka nis nga Mancini, që dërgon një assist në limitet e perfeksionit.

Pjesa e dytë nis në mënyrën më të mirë të mundshme për djemtë e Slot. Një shtyll ndal Trauner nga barazimi, ndërsa pavarësisht protestave për një prekje me dorë të Cristante, arbitri vijon lojën.

Feynoord rriti presionin. Gjithsesi, prapavija romake qëndron në vendin e duhur.

Veretout provoi nga distanca (72′). Një pritje e Bijlow i mohoi golin mesfushorit, pas një kundërsulmi.

Menjëherë sapo vërshëlleu arbitri fundin e takimit, Kumbulla me shokë nuk përmbahen, duke shpërthyer në festë.

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • Kumbulla ne vend te gezohej,duhej tja griste fanellen ne surrat Murinjos,qe nevendin e tij,ne token e tij nyk e lejoi te luante 2 minuta.
    Ky do te ishte qendrim normalSa per katundaret shqiptare qe marrin kot,,ec se na erdh i deleguari ne fshat,,cfare te them?
    Shko pirdhu Roma!

    • Ketu ke te drejte. Murinjo u tregua arrogant qe nuk e lejoi Kumbullen sikur edhe disa minuta te luante per simbolike dhe respekt qe po behej kjo loje ne vendin e tij te lindjes.

  • Tranier murrinjo, me cinik e me te ndyre qe e injoroi shqiptarin Kumbulla e nuk e futi as 3 minuta ne loje.Kumbulla e meritonte .por tranieri shpirt zi nuk e deshi.Turp qe ne fasaden e universitetit shteteror vune edhe surratn e ketij tranieri jo njerzor.Shume shpejt do te dalin veset e ketij palaco tranieri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *