Roman Abramoviç nxjerr Çelsin në shitje

Ornela

Miliarderi rus, Roman Abramoviç është i gatshëm për të marrë oferta për shitjen e Çelsit pas presoni në rritje ndaj tij pas pushtimit të Ukrainës, raporton ESPN.

55-vjeçari është përpjekur që të ndajë ekipit nga sanksione të mundshme ndaj tij nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duke ia kaluar organizatës së tij bamirëse.

Kërkesa ende nuk është miratuar pasi ka shqetësime se një fondacion bamirës nuk është i përshtatshëm për të drejtuar një ekip futbolli.

Ndërkohë, Abramoviç po shqyrton seriozisht mundësinë për ta shitur Çelsin, pasi qeveria britanike ka rritur presionin për ngrirjen e pasurive të tij që kanë lidhje me Vladimir Putin.

Abramoviç gjithnjë ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë lidhje me regjimin e Putinit.

Miliarderi rus e bleu Çelsin në 2003 për 140 milionë paund. Pavarësisht trofeve, ekipi është me humbje pasi ka 1.5 miliardë paund hua nga kompani të tjera të Abramoviç.

Sipas ESPN, Abramoviç u ka thënë blerësve potencialë në të kaluarën se e vlerëson klubin 3 miliardë paund.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *