Në këtë pjesë të dytë të rrëfimit të tij, gazetari i njohur i RTSH-së Timo Luto kujton ngjarjet kulmore të pranverës së përgjakshme të vitit 1997.
Anarkia në mbarë vendin, protestat e fuqishme antiqeveritare në Vlorë dhe shfaqja e bandave të armatosura.
Rënia e qeverisë së PD-së, vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të marsit dhe zgjedhja e Berishës si President i vendit për një mandat të dytë në kushte shtetrrethimi.
Vizita e kryeministrit italian Romano Prodi në Vlorë dhe roli i Zani Çaushit. Pse protestuesit e urrenin aq shumë TVSH-në?
Situata e nderë në RTSH, ankthi i gazetarëve militantë të Berishës dhe arratisja jashtë shtetit e Vjollca Vokshit e Reis Çiços…
Berisha rizgjidhet President në gjendje të jashtëzakonshme
Qeverisë po i ikte situata nga dora. Më e madhja pritej të ndodhte në Vlorë dhe nuk vonoi. Më 5 shkurt u shfaq grumbullimi i parë te sheshi pranë xhamisë në qendër të qytetit. Në fillim dukej paqësore, pastaj numri i tyre u rrit dhe nisi marshimin drejt skelës ku u ndal nga policia.
Protestat në Vlorë u bënë të përditshme. Në fillim paqësore, me marshimin e përnatshëm nga sheshi i Flamurit në skelë dhe anasjelltas, por të provokuara nga policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhur nga Tirana, protestat u bënë agresive. Protestat e qytetarëve vlonjatë u përkrahën edhe nga banorë të qyteteve të tjera. Drejt Vlorës nisi një pelegrinazh i qytetarëve dhe aty i kthyen sytë politikanët e opozitës dhe gjithë Shqipëria. Urrejtja ndaj qeverisë dhe Sali Berishës kishte arritur kulmin.
Drama më e rëndë ndodhi pikërisht në Vlorë. Për çka ndodhte këtu, televizioni informonte publikun vetëm nëpërmjet komunikatave zyrtare që dërgonte Ministria e Brendshme. Asnjë grup xhirimi nuk ishte dërguar dhe asnjë pamje filmike nuk ishte transmetuar. Më 28 shkurt u sulmuan zyrat e Shërbimit Informativ Kombëtar në Vlorë. Shkak sipas burimeve të ndryshme ishte ndërhyrja për të nxjerrë nga greva e urisë studentët e mbyllur në një nga sallat e universitetit. Pasojat: dy të vdekur dhe disa të plagosur nga punonjësit e SHIK-ut dhe godina e shkatërruar. Presidenti Sali Berisha deklaroi dorëheqjen e kabinetit qeveritar. Anarkia u shtri më në jug. Në Sarandë u grabitën depot e armëve, po kështu në pasditen e 2 marsit u sulmua Komisariati i Policisë në Tepelenë dhe u dëmtuan Gjykata dhe Prokuroria. Vala nuk ndalej më. Në mbrëmjen e asaj dite u njoftua se u sulmua divizioni i ushtrisë në Qafën e Koshovicës, pranë qytetit të Fierit dhe u rrëmbyen armët në depot e ushtrisë.
Po këtë ditë u ndalua një miting i opozitës, që çoi në përplasje me policinë. Situata po rëndohej çdo orë e më shumë. Kuvendi i mbledhur me urgjencë në pasditen e 2 marsit vetëm me 118 deputetët e Partisë Demokratike, vendosi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në krye të shtabit të gjendjes së jashtëzakonshme u caktua kryetari i SHIK-ut që u prezantua aty, gjeneral Bashkim Gazidede. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ndalonte qarkullimin nga ora 22.00 deri në orën 06.00 dhe ndalohej çdo manifestim publik dhe çdo veprimtari tjetër çfarëdolloj. Afër mesnatës një grup i panjohur i kishte vënë zjarrin gazetës Koha Jonë dhe kishte dhunuar rëndë një gazetar të saj. Në orën 10.00 paradite, deputetët e Partisë Demokratike u mblodhën në Kuvend grupe-grupe, e në heshtje futeshin në sallë.
Presidenti Berisha zuri vend në lozhën e tij. Pas tij zuri vend edhe kryetari i Kuvendit, Pjetër Arbnori. Rendi i ditës: Zgjedhja e presidentit ose rizgjedhja e Berishës president. Morën pjesë 118 deputetë dhe votuan pro 113. Ishte një formalitet. Asnjë solemnitet dhe në lozha, ndryshe nga rastet e tjera, mungonin ambasadorët. Jashtë kësaj salle vendi ishte në anarki të plotë. Komisariatet po braktiseshin. Dyqanet ishin të mbyllura nga frika e grabitjes. Po kështu edhe shkollat. Frika dhe pasiguria kishte pushtuar kryeqytetin.
Nata e 13 marsit 1997
Një javë më pas, kur sapo kishte filluar emisioni i lajmeve të orës 20.00, shefi i redaksisë erdhi në studion e transmetimit me një letër në dorë dhe zbriti për t’ia dhënë folësit sapo nisi transmetimi i një kronike. Isha në pult në rolin e redaktorit përgjegjës, dhe prisja se çfarë përmbante ajo letër që u fut me urgjencë në transmetim. Shefi nuk u largua dhe në heshtje priti të fillonte leximi i asaj. Ishte një deklaratë e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar, që i jepte vetes atributet e një force që do të mbronte vendin, qetësinë publike dhe rendin kushtetues nga cilado forcë e grupe njerëzish që ushtronin dhunë e terror kudo në vend. Ajo natë u bë e frikshme. Në televizion kishin mbetur pak punonjës, vetëm ata që mbanin vijimin e transmetimit. Gjithkush përpiqej të largohej para orës kur fillonte ndalimqarkullimi. Natën e 13 marsit në redaksi kisha mbetur unë, Tefta Radi dhe shoferi. Do jepnim edhe një edicion lajmesh në orën 22.00, pastaj do largoheshim. Marrëzi. Kur e mendoj sot, duket vërtet marrëzi. Natën e 13 marsit nuk kishte asnjë patrullë policie në rrugë, ku herë pas here dëgjoheshin të shtëna armësh. Qyteti ishte i tëri i zbrazët. I heshtur dhe i frikshëm. Teknikët e transmetimit qëndronin aty deri në mëngjes, kështu duhet të bënim edhe ne për të mos u rrezikuar nga ndonjë e papritur e atyre netëve të zeza.

Pas përfundimit të emisionit të lajmeve të asaj nate u nisëm me makinë (një Benz fuoristradë të dallueshme si makina të TV) për në banesat tona. Kaluam në rrugën midis Kryeministrisë dhe hotel Rogner, dhe kur u futëm në bulevard makina u kthye majtas për të shkuar drejt Librit Universitar, për në shtëpitë tona në rrugën Sami Frashëri. Kur sapo u futëm në bulevard, nga lulishtja në krah të selisë së Kuvendit dy vetë të veshur civilë dhe me automatikë na ndërprenë rrugën. Shoferi ndaloi makinën dhe tha vetëm kaq: “Jemi të Televizionit.” Kjo fjalë mund të ishte edhe fatale. Por në ato pak sekonda të frikshme, pashë që personat e armatosur që na kishin ndërprerë rrugën, u tërhoqën dhe bënë shenjë të kalonim. Ankthin e atij çasti e kaluam në heshtje, nuk ishim në gjendje ta shpjegonim pse ishin civilë të armatosur e jo ushtarakë, siç ndodh në raste të tilla.
Vonë mësova se atë natë komisariatet e policisë ishin braktisur nga të gjithë. Shefi i Komisariatit Nr. 2, Sali Shehu kishte grumbulluar rreth 200 të rinj në mbrojtje të kryeqytetit duke i shpërndarë në grupe, në pika të ndryshme kryesisht në qendër ku ndodheshin institucionet kryesore të shtetit. Falë tyre kryeqyteti i shpëtoi shkatërrimit, sikurse ndodhi në qytete të tjera. Nuk kishte gjë më të trishtuar sesa ky qytet bosh e pajetë; nata mbi të ishte më e errët se kurrë.
Si nata e 13 marsit nuk ishte parë kurrë në historinë e këtij vendi. Kisha parë një herë një qytet të tërë të zbrazur pa njeri në rrugë, ditën. Ishte një qytet në Jug të Francës, me emrin Nimes. Ishte ditë e diel dhe java e parë e muajit qershor. Ishte qytet i vjetër. Në qendër të tij ishte një arenë e ngjashme me Koloseun e Romës. Zbrazja e qytetit atë ditë pushimi nuk ishte nga frika për jetën, por për argëtim. Të gjithë banorët ishin larguar për të pushuar dhe për t’u argëtuar jashtë tij, brigjeve të një lumi dhe mes të gjelbërimit të pyllit pa fund. Nuk di pse m’u kujtua ky qytet i largët dhe totalisht i pangjashëm me kryeqytetin tonë, në këtë natë të frikshme.
Qyteti do vazhdonte të mbetej i shkretë atë natë dhe gjithë të tjerat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Pasiguria e jetës nga mungesa e rendit i detyronte qytetarët të lëviznin sa më pak. Largimi nga qyteti ishte një tjetër psikozë e këtyre ditëve.
Arratisja e gazetarëve militantë
Drejtues e punonjës të institucioneve shtetërore e publike që i kishin shërbyer pushtetit duke shkelur ligjin dhe statusin që përcaktonte vendi i punës, ia mbathën nga Shqipëria. Kjo ndodhi me komandantin e përgjithshëm të gjendjes së jashtëzakonshme, me ministrin e Mbrojtjes, me kryepolicin dhe ministrin e Brendshëm e shumë të tjerë, që në mëngjeset e këtyre ditëve nuk u panë në zyrat e tyre.
Edhe në televizion kishte të tillë që ikën tinëz, pa folur e takuar askënd, veç kur në mëngjesin e eksodit të tyre të turpshëm nuk u panë më, nuk u dëgjua më zëri dhe euforizmi i tyre, që u pëlqente ta vinin në dukje kurdoherë. Por ja që ikën, si të mos kishin qenë kurrë.
Aty nga fundi i javës së parë të marsit një helikopter i forcave ushtarake italiane u ul në fushën jeshile të stadiumit ‘Qemal Stafa’. Me këtë helikopter do të largohej personeli i ambasadës italiane. Me të u largua dhe folësja e televizionit, kanakarja e pushtetit Vjollca Vokshi. Nuk do të kishte mundur të largohej po të mos kishte qenë ndërhyrja e ambasadorit italian. Me pasaportën e shërbimit në xhep, dhënë nga pushteti që i shërbente, u largua dhe Amalia Dhamo për në Greqi. Po kështu na humbi edhe Reis Çiço.
Duke qenë se kisha më shumë shoqëri me të dhe në përgjithësi i respektonte marrëdhëniet shoqërore, pas dy – tre ditëve të mungesës së tij i telefonova në shtëpi, por nuk u përgjigj askush. Telefonova edhe një herë tjetër, përsëri nuk u përgjigj njeri. Pas më shumë se dhjetë ditësh, kur në Tiranë ishte kthyer disi qetësia dhe ishte krijuar një qeveri e re me kryeministër Bashkim Finon, një qeveri që kishte nën kontroll në fillim vetëm bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, një telefonatë mbërriti në shtëpinë time.
Ishte Reisi. Sapo dëgjova zërin e tij e pyeta me habi se ku kishte humbur, pse nuk shkonte në punë. Më tha se kishte qenë i sëmurë dhe sapo të bëhej mirë, do kthehej. Më pas më pyeti se çfarë thuhej nga televizioni. Më tepër e kishte fjalën për veten dhe kishte nevojë për një garanci për rikthimin e tij. Ai më tha se telefononte nga shtëpia e tij në Tiranë, por kjo ishte pak e besueshme.
Shumë kohë më vonë një i njohuri im, gjatë një bisede të rastit për ngjarjet e atij viti më tha se në ato ditë të fillim marsit 1997 ishte larguar edhe ai për në Itali dhe në tragetin me të cilin kishte udhëtuar, kishte parë Reisin.
Duke shkruar për këta kolegë, nuk dua as t’u ngre as t’u ul vlerat. Po përpiqem t’i përshkruaj ashtu si i kam parë dhe i kam njohur, se ngjarjet e rënda e tragjike të atij viti zbuluan moralin e vërtetë te disa prej tyre.
Në Vlorë me Romano Prodin
Televizioni i vënë plotësisht nën urdhrat e pushtetit qëndroi indiferent ndaj situatës së krijuar në Vlorë. Që nga fundi i muajit shkurt, kur ndodhi përplasja e dhunshme e qytetarëve vlonjatë me strukturat e ShIK-ut, situata kishte dalë jashtë kontrollit. Një front tjetër lufte kishte nisur midis grupeve të armatosura të deklaruara pro dhe kundër qeverisë. Shteti nuk ekzistonte më. Ishte krijuar një komitet i mbrojtjes qytetare, që kishte marrë përsipër mbajtjen e rendit dhe qetësisë në qytet. Për shkak të heshtjes dhe të informacioneve të pasakta dhe të manipuluara që RTV Shqiptar jepte për ngjarjet që ndodhnin në këtë qytet, ky televizion ishte bërë jo i padëshirueshëm, por i urryer për qytetarët e Vlorës.
Mbasi nuk mund të heshtej më dhe meqenëse dikush duhej të përgjigjej për këtë neglizhencë në pasqyrimin e ngjarjeve të rënda dhe të jashtëzakonshme, u tentua përsëri të shkohej në Vlorë. Këtë herë për provën e radhës u zgjodh Tefta Radi. Besohej se ndaj një femre do të kishte sjellje të butë, dhe ashtu ndodhi. Tefta nuk shpëtoi pa dëgjuar fjalët plot urrejtje dhe përçmim ndaj televizionit, por nuk u pengua të realizonte një kronikë në këtë qytet, pas dy muaj protestash dhe trazirash të dhunshme.
Si e kam njohur Zani Çaushin
Në Vlorë kontrollin e qytetit e kishin marrë në dorë grupet e armatosura të ndara edhe këto në të majtë e të djathtë. Mbështetësi i të majtës ishte grupi i kryesuar nga Zani Çaushi, një i ri simpatik rreth 30 vjeç për të cilin kishte një opinion jo negativ dhe flitej se ishte mbështetje për njerëzit e pafuqishëm e të pambrojtur, dhe kundërshtar i fortë i mbështetësve të Sali Berishës. Rritja e fuqisë dhe veprimtarisë, jo rrallë edhe me viktima, e këtyre grupeve zbehu autoritetin e komitetit të shpëtimit. Në vendin tonë kishin mbërritur forca ushtarake nga disa vende fqinje në kuadrin e operacionit Alba të Komunitetit Europian, në ruajtje të rendit e qetësisë publike. Ishin forca ushtarake nga Italia, Greqia dhe Turqia.
Më erdhi radha mua të shkoja në Vlorë. Në këtë shërbim do shoqëroja kryeministrin që do të zhvillonte një takim në Vlorë me Romano Prodin, homologun italian. Udhëtuam me një helikopter të forcave ushtarake italiane. Një ushtar me mitraloz të rëndë ishte fiksuar pranë derës së hapur, duke mbajtur në vëzhgim territorin mbi të cilin kalonim. Pas gjysmë ore u ulëm në një lëndinë pranë kripores së Vlorës, dhe vetëm kur kishin kaluar pak minuta u dëgjua uturima e dukën në qiell tre helikopterë. Nga njëri prej tyre zbriti kryeministri italian Romano Prodi, që u prit dhe u përshëndet nga kryeministri Fino. Shkëmbyen përshëndetje me njëri-tjetrin dhe menjëherë u futën në makinat që i prisnin.
Grupin e xhirimit të TV nuk e priste askush. Makinat po niseshin njëra pas tjetrës me shpejtësi. Hodha vështrimin i shqetësuar, nëse më priste dikush, por jo. Për një çast mendova se mbeta aty. Në punën tonë duhet të jesh i pari në vendngjarje, ndryshe kronika do të jetë e cunguar, ose mund të dështojë fare. Ky mendim më shqetësoi. Si mund të kthehesha në TV me ca pamje të mbërritjes së kryeministrit italian në një lëndinë larg Vlorës, që shtrëngonte duart me kryeministrin shqiptar? Përgjegjësia ndaj detyrës më shqetësonte, pavarësisht se nuk më urdhëroi njeri të shkoja, se në institucion nuk kishte më drejtorë e shefa.
Kur pothuajse i kisha humbur shpresat, dikush thirri: “Televizioni?” Ai që na thirri kishte dalë përgjysmë nga makina dhe na i bënte me dorë që të shkonim. Vrapuam dhe u futëm në makinën që u nis menjëherë. Megjithatë, kishim krijuar një distancë nga kreu i kolonës. Me shpejtësi të madhe hymë në qytet, që m’u duk i qetë. Njerëzit që ecnin në rrugë, ndalonin dhe vështronin për pak çaste të habitur kolonën e makinave të shoqëruara me eskortë ushtarake.
Tek universiteti ishin grumbulluar shumë njerëz që pritën me duartrokitje dhe ovacione kryeministrin italian. Ky shesh kishte mbi dy muaj plot me qytetarë dhe nuk u zbraz asnjëherë. Për herë të parë, qysh nga fillimi i vitit, vinte këtu një qeveritar dhe vetë kreu i shtetit italian. Sapo zbrita nga makina bashkë me operatorin, vrapova për te hyrja kryesore. Isha vonë. Ushtarë italianë dhe të rinj shqiptarë të armatosur me kallashnikov kishin bllokuar hyrjen.
– Të lutem, – i thashë atij që ishte më pranë derës,- na ler të hyjmë se jemi vonë! Ai më hodhi një vështrim mospërfillës dhe pyeti kur pa kamerën e operatorit:
– Të kujt jeni?
– Të Televizionit Shqiptar,- u përgjigja.
Pashë që fytyra iu egërsua dhe tha me përbuzje:
– Ik or shkërdhatë, se thirra çunat të të tërheqin zvarrë.
Këto që më tha i prisja, prandaj pata fuqinë të mos tërhiqesha. Pa bërë asnjë hap pas i thashë përsëri:
– Të lutem, kemi ardhur për të xhiruar kryeministrin italian që ka ardhur në Vlorë. Populli duhet ta shohë!
Këmbëngulja ime apo shenja që i dha shoku pranë duke e goditur lehtë me bërryl, bënë që të ndryshonte qëndrim.
– Ku e ke dokumentin e identifikimit të institucionit?- tha me seriozitet.
Nxora shpejt fletëhyrjen e televizionit dhe ia tregova. Ai ma mori nga dora dhe pasi e pa, tha:
– Ti je Timo Luto? Futu, futu, por edhe ti njëlloj si ata të tjerët je. Do t’ju vijë radha edhe juve,- dhe më hapi rrugë të hyja brenda. Shoku në krah të tij ishte Zani Çaushi.
Kryeministri italian Romano Prodi erdhi në Vlorë për të qetësuar popullin e shpërfillur dhe të dhunuar nga pushteti. Prodi preku ndjenjat dhe krenarinë e shqiptarëve, duke kujtuar historinë dhe sakrificat për një vend të lirë. Tregoi se edhe në vendlindjen e tij kishte një qytet si Vlora, ku ishte ngritur flamuri i lirisë. Takimi i Prodit me Finon ishte një sfidë ndaj Berishës të ngujuar në Presidencë dhe të mbrojtur nga një numër besnikësh. Bashkë me kryeministrin bëmë të njëjtën rrugë në kthim. Pas kësaj ngjarjeje kontaktet e TV me Vlorën u bënë të rregullta. Më takoi që kohë më vonë të përgatisja kronikën e gjyqit ndaj Zani Çaushit në Tiranë. Sapo e pashë, u kujtova se ishte pikërisht ai djalë që më mundësoi të bëja detyrën në Vlorë. Me kronikën që dhashë u solla si të isha avokat i Zani Çaushit. Nga çka u tha në gjyq, ai ishte më shumë një Robin Hud, se një kriminel.
Vijon
Nesër do të lexoni:
-Largimi i PD-së nga pushteti dhe ndryshimi i ekipit drejtues në Radio-Televizion
-Vrasja e Azem Hajdarit dhe pushtimi i RTSH-së në 14 shtator 1998
-Cilët ishin organizatorët e grushtit të shtetit dhe gjyqi që u zhvillua ndaj tyre
Vazhdon peralla e Timoshenko Sovjetikut. Posht PD dhe PS, bashke me gjithe hajdutet e tjere dhe cofetinat qe u shkojne pas. Asnjera pale nuk eshte me e mire se tjetra, jane dy tufa ujqish qe perpieqen te shqyejne njeri tjetrin, qe ta kene me kollaj te shqyejne te gjithe populin.
*****…..Aventurat e krimit dhe shkatrrimit te shqiprise nuk kane te sosur ,ideatori dhe ralizuesi qe u ka sherbyer me besnikri politikes se djegjes dhe shkatrrimit ka qene dhe eshte S.Berisha.Ai bekon çdo krim qe ka ndodhur dhe ka organizuar vete me perkrahsit e tije.S.Berisha eshte dakorte te lidhe aleance edhe me djallin ,vetem e vetem per te ruajtur pozitat e tije te pushtetit.Prandaj nuk eshte as-fare nje gje e rastit se ky Sali Berisha ,vtezgjidhej president kur shqipria digjej !!!!..?,Vlora kishte marre flake ,ishte ne dore te bandave ,kurse Saliu festonte ,veteshpallej me votat e partise se tije President i vendit ,kur televizioni shqiptar i vetmi burim lajmesh ,ishte braktisur e i urryer nga populli ,vendi digjej dhe kurva Berisha krihej ne presidence .Ky krim i kesaj bishe i lidhur me deputet me faqe zi te partise se tije me qellime te errta u shkruajt dhe u vulose me vulen e turpit ne parlament shume qarte me voten e 113 deputetve P.D-iste pro S.B ,president .Kjo trgoi se çfar plehrash kemi deputet ,qe me mire jan gati te djegin shqiprine se japin dorheqjen.***************.
z Skiter!! Tama si tani. Ai digjte, kurse kta vjedhin. Ne populli, njesoj. Besoj je dakort.
S’E PASKEMI DITUR KAQ ” TRIM ” KETE TIMOSHENKON , ” MARESHALIN”E GAZETARISE KAMALEONIKE KOMUNISTE SHQIPTARE NGA LUMI I VLORES , MIKUN E MADH TE SUPERKRIMINELIT ZAN CAUSHI , QE SOVJETIKU TINZAR I RTVSH-se , NA E PERCAKTON SI ROBIN HUD , PACKA SE VETE SOCIALISTET , PASI E KEQPERDOREN E DERGUAN PAK DERI NE SYRGJYN , NE BURREL , TE DENUAR ME BURGIM TE PERJETSHEM ! TA DIJE MIRE KY FARE GAZETARI , SE SE SHPEJTI DO TI NJOHE EDHE FAMILJET E ATYRE QE KRIMET MONSTRUOZE , TE TE ADHURUARIT TE TIJ , I LANE PA NJEREZIT ME TE DASHUR E ME TE SHTRENJTE QE PATEN !!! kY SIMBOL I ” NDERSHMERISE ” PUBLICISTIKE , NUK DO TI SHPETOJE GJYKIMIT , EDHE PER MANIPULIMIN KRIMINAL PREJ MERCENARI TE KRONIKES ZYRTARE TE HAPJES SE PUNIMEVE TE KUVENDIT….SHPESH PER DISA FEMRA , PERDORET PERCAKTIMI SI E PERDALE , POR MESHKUJ SI KY TIMOSHENKO , NEOSTALINISTI ENVERIST , MUND TA KENE KOMPLIMENT KETE PERCAKTIM , SE MERITOJNE TJETER PERCAKTIM , POR QE NE RESPEKT TE LEXUESVE , NUK PO E PERDOR . TURP , TURP , TURP !!!
Nuk eshte e lehte qe mbas 25 viteve rrumpalle, te rregullohet ky vend.Aq me teper kur administrate e sotme eshte ajo servilja e djeshme e Sali Berishes…Dirigjuesi I shkaterrimit moral institucional,i vjedhjeve, shitjeve te pasurise se ketij vendi, I futjes se percarjes dhe vellavrasjes mes shqipatreve eshte vetem nje emer Sali Berisha.Mos u hutoni nga tumnaja e mediave prane tij, te cialt paguhen shume per ti shebyer atij.Ai eshte nje e keqe aq e madhe sa rrenjet e kesaj te keqeje do te duhen dekada ose nuk do te ikin kurre.Me kete nuk dua te mbroj as nje krah politik apo lider politik,Por ky eshte I paperseritshme ne llojin e tij, sa mund te them ai eshte I pangopshem me shkaterrim Shqiperi.
Duhen djegur keta Nano-Finot, qe ndalen Vloren te marshoje ne strofullen e Bishes ne presidence.Keta e ricikluan,prandaj ndodhi Gerdeci,21 Janari…Njemije here me shqiptar paqesor eshte Zani Caushi se Berisha.Kete e kuptoi kryetari i parlamentit Evropian Prodi qe zbriti ne Vlore nen shoqerine e Zani Caushit dhe nuk pranoi te takonte kryuekriminelin qe dogji Shqiperine..
Revolucioni i vonuar duhet te ishte çuar deri ne fund. Por Nano, Fino dhe kompani kishin hallin e llokmave te pushtetit qe po u afroheshin te goja. Ata pastaj kishin nevoje per Berishen se duke e tundur figuren e tij si dordolec, mendonin se do te mbeteshin perjetesisht ne pushtet. Prandaj e kemi sot neper kembe ende te çmendurin e Viçidolit, shkaterruesin e shtetit 100 vjeçar shqiptar. Revolucioni i vonuar duhej te ishte çuar deri ne fund, duke marre me vete edhe plehrat si Berisha, Nano e Fino. Shqiperia do te kishte shpetuar me aq. Tani ka edhe 18 vjet te tjera qe rrenohet dhe drobitet prej ketyre ndyresirave.
Po pse nuk thua mor Shoku Timoshenko qe ti sebashku me ate Tefta Radin qenkeni heronj ? Aq me teper qe ke takuar dhe kryekriminilin e Shqiperise, Robin Hudin e Vlores dhe e ke per krenari qe e permend nje hero kombetar. Po cfare mut gazetari je ti qe perlotesh per nje kriminel qe e ka me shume qejf te rrije ne burg sepse atje ndihet me i sigurt sepse sapo t’i dali gishti i vogel i kembes nga burgu faturen e ka te sigurte. Pusht gazetar. Komunist i qelbur. Mashtrues.
Ti Kakarakti perse nuk thua qe fajin per revolucionin e vonuar e ka Neritan Ceka qe e ndaloi me dinakeri miletin qe ishte nisur per te shkerdhyer Bllokun dhe bllokmenet me gjithe kelyshet e tyre. Atje filloi vonesa, se po ta kishin shkulur ate strofull qelbesirash gjakpirese gjerat do te kishin shkuar ndryshe. Sali Berisha, Fatos Nano, Bashkim Fino e te tjere shkerdhata atje e kane zanafillen. Torollak!
ATA QE SHKRUAJNE KETA ARTIKUJ JANE SHOKET E ZANI CAUSHIT.
Pse thone t verteten Jane shok t Zaniz