Romantizimi i Shpend Ahmetit

anazapta

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ndryshe nga herët e tjera, kur postimet në Facebook kanë pasur karakter politik ose social, ka ndarë me miqtë virtualë një dedikim për gruan e tij.

“Në një postim jopolitik sot, dua të ja uroj ditëlindjen personit që më ka qëndruar pranë në momentet më të vështira edhe më të gëzueshme të jetës sime, që më bën të lumtur për çdo ditë, që më njeh më së miri, që ka sakrifikuar shumë për mua, dhe thjeshtë që më bën mua person më të mirë. Ardiana Gjinolli-Ahmeti urime ditëlindjen zemër! Të uroj jetë të gjatë dhe të lumtur (me mua:) dhe të falënderoj që je në jetën time”, shkruan ai.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *