Romë/ 36 mijë euro braktisen në dhomën e rrëfimit në një kishë

DITA Online

 

Një shumë e madhe parash, 36 mijë euro kesh, të paketuar në dy zarfe dhe të lëna në dhomën e rrëfimit në kishën Santa Maria delle Grazie në Fornaci, pak metra larg nga San Pietro, në Romë.

Dhe gjetja e parave ka hapur një mister ende pa zgjidhje.

Midis hipotezave, si ajo e një bamirësi anonim, ose është dikush që donte të shpëtonte nga paratë e paligjshme.

Paratë u ndanë me kujdes në 18 pako prej 2 mijë eurosh, të përbëra ekskluzivisht nga 50 kartëmonedha euro.

Policia tatimore tani po verifikon origjinën e kartëmonedhave dhe ka nisur monitorimin e imazheve të kamerave të vëzhgimit, në mënyrë që të kuptojnë nëse paratë janë lënë nga “një bamirës që donte t’ua dhuronte këto para kishës ose dikush që donte të hiqte dorë nga to”, ndoshta sepse janë rezultat i vjedhjeve apo plaçkitjeve të kryera kohët e fundit në qytet.

Vetëm një javë më parë, të premten, u grabit një arkë e tërheqjes së parave, prej një milion e gjysmë eurosh.

Ndërkohë, 36 mijë eurot janë konfiskuar dhe do t’i paguhen Fondit të Vetëm të Drejtësisë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *