Romela Begaj përjashtohet për 8 vite

Ornela

Romela Begaj përjashtohet për 8 vite nga të gjitha aktivitetet e Peshëngritjes. Dënimi erdhi nga Federata Ndërkombëtare. Peshëngritësja shqiptare që u shpall kampione bote në Anheim të Shteteve të Bashkuara ka rezultuar pozitive në testin e parë dhe të dytë antidoping.

Substanca e përdorur është stanozolol, i cili është medikament sintetik dhe që sipas Agjencisë Botërore të Antidoping nuk mund të merret në mënyrë organike.

Dënimi i rëndë erdhi pasi Begaj nuk e pranoi rezultatin e testit të parë duke kërkuar ribërjen e analizave. Peshën e ndëshkimit e rëndoi edhe fakti që kjo ishte hera e dytë në pak kohë që Romela u kap me doping, madje me të njëjtën substancë.

Ligjërisht Romela Begaj ka mundësinë e ankimimit edhe të këtij vendimi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Në Kampionatin Botëror të zhvilluar në SHBA, Romela Begaj, mori dy medalje, ari dhe argjendi, në peshën 69 kg, duke u shpallur kampione bote në stilin e shkëputjes, ndërsa në dygarësh u rendit e dyta.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Vetem ne Shqiperi ka PANDESHKUESHMERI,per hajdutet,fallsifikatoret,kriminelet,mostrat maniake dhe te gjithe pushtetaret e ketyre 30 vjeteve,.
    Meqe keta bertasin,therrasi,betohen si kurva te ndershme kur kapen,edhe kjo peshengritesja betehet dhe sterbetohet,perserit testet,sikur eshte ne Shqiperi…
    Nuk i ha bota presionet,o Romela,po shko fillo ndonje pune mesuese fiskulture,se per 8 vjet behesh gjyshe,s`ke fuqi te pjerdhesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *