Kryeqyteti italian Roma njihet për shatërvanin e famshëm Fontana Trevi. Ai ka filluar së funksionuari pas 17 muajsh që kurse nisi puna për rikonstruksionin.
E krijuar para 300 vjetësh, Fontana vizitohet nga milionë turistë çdo vit.
Gjendja e dobët strukturore shfaqi probleme në vitin 2012, kur pjesë të Fontanës nisën të bien, si pasojë e një dimri të ashpër. Fontana është bërë e njohur në vitin 1960, pas publikimit të filmit “La Dolce Vita”.
Momenti kur aktorja Anita Ekberg çan përmes Fontanës Trevi, me fustan dekolte, konsiderohet si një nga imazhet ikonë të kinematografisë në shekullin 20. /Dita/

