Si ka ndryshuar jeta e komunitetit romë dhe egjiptian nga projektet e financuara nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD
Nëse 10 apo 15 vite më parë dëgjonin dhe shikonim romë të cilët banon në kasolle dhe ishin shumë pak të afruar më sistemin arsimor, tanimë duket se situata ka ndryshuar dhe kjo fal punës që është bërë në mënyrë të vazhdueshme me këtë komunitet.
Javën e kaluar ne takuam dhjetëra nxënës që i kishin kaluar të 40-at por që po shkonim në shkollë për herë të parë. Kjo do thotë se asnjëherë nuk është vonë për të mësuar dhe këtë gjë e ka kuptuar edhe ky komunitet i cili për pasojë të mosshkollimit ka patur edhe shumë probleme.
Në Shkozë, kishte shumë burra e gra, të cilët pasi kishin mbaruar punët, ishin drejtuar për në bankat e shkollës ku ata janë regjistruar.
Deri më tani ata nuk kanë ditur shkrim dhe këndim e kjo është hera e parë që ata marrin një stilolaps në dorë e nisin të shkruajnë një e nga një shkronjat e alfabetit.
Jemi në Qendrën Komunitare Multifunksionale, Shkozë e cila është vendosur në shërbim të këtij komuniteti. Kjo qendër është nën menaxhimin e Bashkisë Tiranë dhe ofron një model inovativ të shërbimeve të integruarave bazë në komunitet i cili është pilotuar në 4 rajonet që mbulohen nga projekti FESRE, Tiranë, Durrës, Berat, dhe Shkodër. Modeli i ri i zhvilluar bazuar në praktikat më të mira në Shqipëri dhe jashtë vendit, ka për qëllim të rrisë aksesin ndaj shërbimeve sociale për grupet në nevojë, duke përfshirë romët dhe egjiptianët.

Qendra ofron shërbime shtesë në regjistrim civil duke mbështetur individë të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane, fëmijë të cilët për arsye të ndryshme nuk kane bërë regjistrimin civil; -mbështetje ligjore për rastet e divorceve; -ndihmë ligjore për raste administrative; -mbështetje për t’u bërë pjesë e programeve të strehimit; -klasambeshtetëse jashtë programit arsimor për fëmijët që vazhdojnë shkollë; -mbështetje për plotësimdokumentacioni për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar; -shërbime shëndetësore etj.
Falë investimeve që janë bërë rreth 786 romë dhe egjiptianë në Tiranë, Durrës, Berat dhe Shkodër gëzojnë akses më të mirë në shërbimet bazë të sipërpërmendura. Falë modelit të ri të pilotuar; rreth 440 romë dhe egjiptianë janë punësuar nga korriku 2016 deri në korrik 2018.
Në Lana Bregas, nga kasollet në banesat sociale, si ka ndryshuar jeta e romëve
Deri përpara disa muajsh, ccfarë binte jashtë binte edhe brenda në banesat e dhjetëra romëve. Por mesa duket situata ka ndryshuar dhe për pasoj edhe cilësia e tyre e jetës.
Përmes financimeve të Bashkimit Europian dhe zbatimit të PNUD është bërë i mundur sistemimi i rrugëve dhe hapësirave publike në kompleksin e ri të banimit në LanaBregas si dhe sigurimi i lidhjes së energjisë elektrike për 60 familje rome dhe egjiptiane në kompleksin e ri të strehimit . Këto familje të prekura nga rehabilitimi në zonën e Bregut të Lumit, Tiranë u vendosën në këtë kompleks banimi. Familje jetuan për 10 muaj në çadra dhe kasolle dhe depo ushtarake të improvizuara për banesa në kushte të vështira, pa ujë të pijshëm, tualete derisa u vendosën në banesat sociale.

Krahas punësimit dhe strehimit, ky komunitet është mbështetur edhe me projekte të shumta infrastrukturore të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm jetesën e tyre
Këto dy projekte të përfunduara në vitin 2017 në Lanabregas plotësuan projektin e Bashkisë së Tiranës të ndërtimit të strehëve të banimit në territorin e ish-Njësisë Ushtarake Shkozë, për familjet e prekura nga rehabilitimi në zonën e Bregut të Lumit, Tiranë si dhe mundësuan shfrytëzimin e ndërtesave të banimit nga 60 familje rome. Këto familje jetuan për 10 muaj në çadra dhe kasolle dhe depo ushtarake të improvizuara për banesa në kushte të vështira, pa ujë të pijshëm, tualete dhe shfrytëzimi i banesave sociale ishte esencial për mirëqenien e tyre.
Edhe në Shkodër…
Në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”, në Shkodër zhvillohet arsim me kohë të pjesshme për moshat e rritura. Janë rreth 160 pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian të cilët nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë më herët dhe kohën e humbur po e rikuperojnë tani. Paradite janë në punë apo me angazhime të ndryshme familjare ndërsa pasdite vijnë 4 orë në shkollë për të mësuar në arsimin 9-vjeçar. Të gjithë janë mbi 16 vjeç por me dëshirën e madhe për të mësuar dhe për tu integruar në shoqëri. Ndoshta diploma që do të marrin do t’ju shërbejë për ndonjë vend pune, por edhe nëse nuk ndodh kështu, të paktën ndihen mirë me veten e tyre, pasi dinë të shkruajnë e të lexojnë, e nuk janë pa dije.

Për vitin akademik 2018-2019, në Shkodër, 28 të rritur (16 egjiptianë, 5 romë) po ndjekin programin në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”. Ndërkohë 83 të rinj romë dhe egjiptianë në Durres, Berat e Shkodër janë regjistruar gjatë vitit 2016-2018 dhe ndjekin rregullisht klasat përmes këtij modeli arsimor.
Një qendër komunitare si nevojë
Në Bashkinë e Shkodrës jetojnë rreth 500 romë dhe 1100 egjiptianë, të cilët përballen me një sërë sfidash lidhur me strehimin, aksesin në shërbime sociale dhe arsimin. Projekti “Fuqizim Ekonomik dhe Social për Romët dhe Egjiptianët – shtysë për përfshirjen sociale” (FESRE) i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po ofron një model të ri për menaxhimin e rasteve dhe adresimin e sfidave të shumta me të cilat përballen minoritetet Rome dhe Egjiptiane me qëllim integrimin e tyre të mëtejshëm në shoqëri.
Në ndihmë të këtyre familjeve në Shkodër tashmë shërben edhe Qendra e re Komunitare Multifunksionale “Për familjen”, e cila do t’i ofrojë shërbime rreth një mijë familjeve, përfshirë edhe minoritetin rom dhe egjiptian.
Qendra Komunitare Multifunksionale u identifikua si prioritet nga anëtarët e minoritetit dhe synon të mbështesë grupet në nevojë që jetojnë në Shkodër, për të pasur akses në një gamë të gjerë të shërbimeve sociale të integruara me bazë në komunitet si: këshillim psikologjik, ndihmë mjekësore, këshillim ligjor, ndërmjetësim punësimi. Shërbimet do të ofrohen nga një personel i përkushtuar i mbështetur nga Bashkia Shkodër.
Falë modelit të ri të shërbimeve të integruara me bazë në komunitet i pilotuar në Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Berat, rreth 650 qytetarë të Shkodrës kanë përfituar shërbime të tilla si regjistrim civil, kujdes shëndetësor, klasa pas-shkollore të ofruara për fëmijët e komuniteteve vulnerabël, kurse profesionale dhe ndërmjetësim për punësim.
Rreth 500 romë dhe 1100 egjiptianë që jetojnë në Bashkinë e Shkodrës përballen me një sërë sfidash lidhur me strehimin, aksesin në shërbime sociale dhe arsimin. Përmes projektit “Fuqizim Ekonomik dhe Social për Romët dhe Egjiptianët – shtysë për përfshirjen sociale” (FESRE) i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po ofrohet një model i ri për menaxhimin e rasteve dhe adresimin e sfidave të shumta me të cilat përballen minoritetet Rome dhe Egjiptiane me qëllim integrimin e tyre të mëtejshëm në shoqëri.

Papunësia
Statistikat tregojnë se pabarazia në tregun e punës në Shqipëri mes romëve dhe egjiptianëve dhe shumicës së popullsisë, sidomos për kategorinë e grave, mbetet e konsiderueshme. Sipas të dhënave zyrtare vetëm 29 për qind e kësaj popullsie llogaritet të jetë në punë, ndërsa pjesa tjetër ose trajtohen me ndihmë ekonomike ose punojnë ku të munden në ilegalitet.
Problem për këtë komunitet mbetet edhe arsimi, strehimi, dhe aksesi ndaj shërbimeve shëndetësore. Sa i përket edukimit 66% e fëmijëve romë (7 deri 15 vjeç) ndjekin arsimin e detyrueshëm; më pak se një e treta e banorëve romë kanë akses në sigurimet e shëndetit, ndërsa lidhur me strehimin rreth 48% e banesave rome kanë ujë të rrjedhshëm dhe 63% e tyre kanë akses në sistemin e kanalizimeve.
Ndërhyrjet dhe projektet e ndërmarra herë pas here kanë për qëllim të mbështesin përfshirjen e romëve dhe egjiptianëve në programe aktive të punësimit, edukim dhe formim profesional në institucionet qeveritare, me qëllim aktivizimin e potencialeve prodhuese të komuniteteve dhe integrimin në tregun e punës. Entela Resuli/ Dita
