Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi Konventën Zgjedhore në Pukë, ku në përfundim të votimit u zgjodh Romina Kuçi kryetare e re e këtij forumi. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm deputetit i LSI-së së Qarkut Shkodër, Agron Çela, Nënkryetarët e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Endri Braimllarit, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, si dhe përfaqësues të LSI-së në Shkodër. Në këtë konventë, ku merrnin pjesë rreth 700 delegatë dhe të ftuar, u shpalos puna që ka bërë rinia e këtij rrethi dhe suksesi qe ka pasur.
Në fjalën e saj gjatë aktivitetit, deputetja dhe njëkohësisht N/Kryetare e LSI-së, Kejdi Mehmetaj synimi i vazhdueshëm i LSI-së është përmirësimi i cilësisë së arsimit në të gjithë Shqipërinë dhe krijimi i sa më shumë hapësira për punësimin e të rinjve dhe të gjithë qytetarëve.
“Synimi ynë i vazhdueshëm është të përmirësojmë cilësinë e arsimit, jo vetëm në Pukë, por në të gjithë Shqipërinë dhe të krijojmë sa më shumë hapësira për punësimin e të rinjve dhe të gjithë qytetarëve. Sepse detyra jonë për shkak të besimit që ju na keni dhënë që ta bëjmë jetën tuaj edhe më cilësore. Dhe jam e bindur që me kalimin e kohës pukjanët e kanë kuptuar që kë vetëm një zgjidhje dhe ka vetëm një rrugë për t’u besuar dhe se ne si LSI dimë ta mbajmë fjalën. Kemi qenë këtu gjithë kohës pranë jush në zgjedhjet e kaluara lokale ju besuar te ne dhe jam e bindur që do të besoni akoma më shumë në zgjedhjet e ardhshme, – tha Mehmetaj.
Deputeti i LSI-së, Agron Çela falënderoi të gjithë zonjat dhe zotërinjtë e LSI-së së Pukës, të cilët i japin mbështetje, kurajë dhe besim LSI-së për tu rritur edhe më shumë në të ardhmen.
“Ne jemi gjithmonë afër Pukës, afër të gjithë pukjanëve dhe LSI-së. Duhet të falënderoj shumë në mënyrë të veçantë të gjithë zonjat dhe zotërinjtë e LSI-së, të cilët na japin mbështetje na japin kurajë, na japin besim që ne do të jemi sinqerisht edhe më shumë në të ardhmen dhe do të marrim edhe më shumë vota për të shkuar te objektivi që ne kemi. Që të jemi forcë e parë na duhet edhe më shumë punë”, – deklaroi ndër të tjera Agron Çela.
