Ronaldinho: Coutinho mund të zëvendësojë Neymar te Barcelona

Gazeta Dita

Askush tjetër më mirë se Ronaldinho, ish-futbollist i Barcelonës dhe PSG, nuk mund të vlerësojë situatën që në këto orë po përjeton Neymar. Braziliani beson se Philippe Coutinho është një prej pak futbollistëve në gjendje të zëvendësojë ish-sulmuesin e Santos. “Ka shumë pak futbollistë në botë në gjëndje të zëvendësojnë Neymar.

Besoj se Coutinho mund të jetë njëri prej tyre. Është në një nivel të tillë që mund plotësojë boshllëkun e lënë nga Neymar, por Liverpool e njeh vlerën e tij”, deklaroi Ronaldinho.

“Kam luajtur për të dy ekipet dhe natyrisht Barcelona është një skuadër historikisht më e madhe, por që të dyja skuadrat janë aktualisht në një nivel në të cilin mund të fitojnë trofe. I kam thënë Neymar që të ndjekë zemrën e tij dhe kjo është ajo që ka bërë. Nuk ka asnjë dyshim që Barcelona do të gjejë zëvendësuesin e Neymar, por problemi është që klubet e njohin situatën e tyre financiare, duke ditur që ka gjithë ato para”, përfundoi Ronaldinho.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *