Ronaldinho: Messi është më i mirë se Ronaldo! Neymar të bëjë atë që bën gjithmonë…

Gazeta Dita

Dueli i përgjithshëm mbi dilemën se kush është më i forti në botë mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ka mbizotëruar edhe në kohën kur debati në lidhje me transferimin e Neymar nga Barcelona te PSG bëhet gjithmonë e më i nxehtë.

Është Ronaldinho, direkt nga Costa Rica, që trajton këto fenomene:

“Si Messi, ashtu edhe Cristiano Ronaldo janë futbollistë të mëdhenj, por mes të dyve unë zgjedh Messin, pasi është miku im. Sa i përket zërave për një transferim të mundshëm të Neymar te PSG, them se ai duhe ttë bëjë atë që ka bërë gjithmonë, të ndjekë zemrën e tij për të qenë i lumtur”, deklaroi Ronaldinho për “Marca.com”.

Share This Article
1 Comment
  • ,mesi eshte lojtar futbolli i madh ndersa ronaldo eshte si nard ndoka qe ka kaq vjet qe behet deputet; te kuptohemi: ronaldo si nardi jo nardi jo ronaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *