Ronaldo braktis Realin e Madridit?!

Gazeta Dita

Duket se Cristiano Ronaldo është “ngopur” me fitimin e kupave me skuadrën e Real Madrid. Ylli portugez ka lëshuar shkëndijën e parë të largimit nga madrilenët.

“The Sun” raporton se Ronaldo nuk e ka përjashtuar largimin këtë verë nga Reali dhe mesa duket është gati për një aventurë të re.

Kur u pyet nga gazetari i “Deportes Cuatro” për të ardhmen, ylli madrilen qeshi dhe i’u përgjigj:

“Asgjë nuk është e pamundur.”

Ronaldo kërkohet nga klubet e pasura në Europë si PSG, Monaco apo dhe skuadra ku ai u bë i famshëm, Manchester United. Ndërkohë që nuk mungojnë as ofertat faraonike nga Kina.

E.Xh

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *