Ronaldo dënohet me 5 ndeshje pezullim

DITA Online

 

Cristiano Ronaldo është dënuar me 5 ndeshje pas kartonit të marrë të kuq në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Barcelonës në “Camp Nou” ku madrilenët fituan 1-3.

Ylli portugez është dënuar e një ndeshje për kartonin e dytë të verdhë të marrë dhe katër për shtyrjen ndaj gjyqtarit Burgos Bengoechea.

Ramos dhe Zidane deklaruan sot se do të apelonin dënimin e sulmuesit luzitan.

Cristiano Ronaldo rrezikonte që të dënohej edhe me 12 ndeshje, sepse shtyu arbitrin pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Vetëm 2 minuta pasi shënoi gol, ylli portugez u nxorr nga loja, e kjo e acaroi së tepërmi atë.

Neni 96 i rregullores në federatën spanjolle thotë se shtyrja e një zyrtari dënohet nga 4 deri në 12 sfida.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *