Ronaldo dhe Bale japin sinjale për largim

Leda Hysa

 

Në vazhdën e kremtimit të titullit të ri të Ligës së Kampionëve, tifozët e Real Madridit u kapën në befasi nga deklaratat e dy lojtarëve më të mirë të klubit, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale, të cilët njoftuan për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabeu”.

Gjashtë herë radhazi golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, Ronaldo, pak orë pas triumfit në garën më prestigjioze të klubeve evropiane, deklaroi se nuk ishte i sigurtë se do të mbetej në këtë klub.

“Në ditët në vijim, do t’u jap tifozëve përgjigjen për këtë pyetje, sepse ata ishin gjatë gjithë kohës me mua. Ishte e mrekullueshme të ishte në Madrid”, tha Ronaldo.

Ai shtoi se nuk është me rëndësi e ardhmja e secilit nga lojtarët, pasi siç tha, klubi ka shkruar histori.

Futbollisti nga Uellsi, Gareth Bale, ishte lojtari vendimtar i ndeshjes së mbrëmshme kundër Liverpoolit, pasi me një gol spektakolar kaloi Realin në avantazh 2:1, por pavarësisht kësaj, për një kohë të gjatë ka qenë i pakënaqur nga statusi që ka pasur në këtë ekip.

Ndryshe nga deklaratat e lojtarëve të lartpërmendur, trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, është i bindur se Ronaldo dhe Bale do të luajnë sërish me këtë ekip.

“Ronaldo do të qëndrojë te Reali i Madridit. Me siguri pas tre apo katër ditësh do të dalë me një deklaratë tjetër”, tha Zidane, duke shtuar se i kupton edhe pakënaqësitë e Bale nga shkaku i qëndrimit të shpeshtë në stol.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *