Cristiano Ronaldo u hapi rrugë spekulimeve, kur gjatë ceremonisë së Topit të Artë iu referua të dashurës së tij, Irina Shayk, si “gruaja ime”. Futbollisti 28-vjeçar shoqërohej nga modelja ruse dhe djali i tij trevjeçar, Cristiano Junior.
“Fillimisht më duhet të falënderoj shokët e mi të klubit dhe të kombëtares. Pa ndihmën e tyre kjo arritje do të ishte e pamundur. Jam shumë i lumtur sepse është e vështirë për ta fituar këtë çmim. Më duhet të falënderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë çmim. Gruan time, shokët e mi, djalin tim. Është një moment i veçantë”, tha Ronaldo pas marrjes së çmimit.
Ronaldo u nderua me çmimin Topi i Artë pasi shënoi 66 gola në 56 paraqitje për klubin dhe Portugalinë gjatë vitit 2013. Ai e ka fituar edhe njëherë tjetër këtë çmim, në vitin 2008, kur lunte me Manchester United.

