Ronaldo do të fitojë më shumë se 5 më të paguarit tek Juvja

DITA Online

 

Cristiano Ronaldo do të përfitojë 30 milionë euro neto në sezon tek Juventusi për katër vitet e ardhshme.

Një shpenzim i pazakontë për një klub italian, por që mund ta kthejë “Zonjën e Vjetër” në majë të futbollit europian.

Diferenca me lojtarët e tjerë bardhezinj është shumë e madhe, madje nëse mbledh pagat vjetore të 5 më të paguarve te bardhezinjtë, sërish nuk arrihet shifra e çmendur e Ronaldos.

Sipas “Financial Sports”, argjentinasi Gonzalo Higuain është momentalisht më i paguari te kampionët në fuqi të Italisë me 7.5 milionë euro në sezon.

Më pas vijnë Dybala (7), Douglas Costa (6), Pjanic (4.5) dhe Khedira (4). Në total, 5 lojtarët që përfitojnë më shumë tek Juventusi paguhen 29 milionë.

Në bazë të listës, Ronaldo do të përfitojë sa 12 lojtarët më pak të paguar.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *