Atmosferë divorci mes Kristiano Ronaldos dhe Realit të Madridit. Zërat për një largim të kampionit portugez nga Spanja janë konfirmuar pas jo-së për rinovimin e kontratës.
“Kristiano Ronaldo nuk firmos zgjatjen e kontratës me Realin e Madridit” shkruan gazeta spanjolle AS në faqen e saj online.
Futbollisti që në shtator deklaroi se nuk ndihej mirë me Madridin, ka një kontratë prej 10 milionë për çdo sezon, e cila përfundon në vitin 2015.