Ronaldo: E dua Realin, do qëndroj këtu!

Ornela

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen në lidhje me zërat që flasin për largimin e tij në fund të sezonit nga Reali i Madridit, zëra që kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm.

Sulmuesi portugez ka përgënjeshtruar gjithçka, duke konfirmuar dëshirën e tij për të qenë ende pjesë e ‘Los Blancos’.

“E dua këtë klub dhe dua të qëndroj – tha Ronaldo që mori edhe një çmim tjetër, atë të lojtarit më të mirë sezonin e kaluar, dhënë nga website sportiv kinez Dongkjudi – E adhuroj jetën në Madrid, më pëlqen klima, njerëzit, e për më tepër Portugalia është sjhumë pranë. Madridi është qyteti im që nga viti 2009”.

Një deklaratë kjo që paralajmëron edhe presidentin Florentino Perez, i cili së fundmi mendoi edhe për një shkëmbim mes Ronaldos dhe Neymar nga Paris Saint Germain.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *